• e hënë, 23 dhjetor 2024

Këshilli Gjyqësor zgjodhi gjykatës porotë në GJTH Ohër dhe Gjykatën e Apelit Gostivar

Këshilli Gjyqësor zgjodhi gjykatës porotë në GJTH Ohër dhe Gjykatën e Apelit Gostivar

Shkup, 1 shkurt 2024 (MIA) - Këshilli Gjyqësor, në vazhdimin e sotëm të seancës së 476-të ka marrë vendim për zgjedhjen e trembëdhjetë gjykatësve në Gjykatën Themelore në Ohër dhe dhjetë gjykatës porotë në Gjykatën e Apelit në Gostivar. 

Për gjykatës porotë në Gjykatën Themelore në Ohër janë Maria Dimitrievska, Mihail Kotovski, Angella Kërlevska, Maja Latkovska, Jovan Mihajllovski, Maria Moshova, Aleksandra Serafimovska, Nadica Spirovska, Milena Stojanovska, Biljana Tërpevska, Goran Ugrinovski, Asine Shemo dhe Rushi Shemo.

Për gjykatës porotë në Gjykatën e Apelit në Gostivar janë zgjedhur Berna Emurllai, Dragan Matevski, Merita Qerimi, Vesna Janevska, Jadranka Simjanovska, Doris Matevska, Zhaklina Ignatovska, Adrijan Ramadani, Genc Sadini dhe Biljana Filipovska. 

Më parë Këshilli formoi Komision, i përbërë nga Mirsad Suroi, Pavlina Cërvenkovska dhe Hanif Zendeli, i cili duhet të përcaktojë numrin e lëndëve që duhet t'i zgjidhin gjykatësit në muaj për vitin 2024. 

Këshilli, gjithashtu, e përfundoi rang listën përfundimtare të kandidatëve për zgjedhje të një gjykatësi në Gjykatën e Apelit në Gostivar, për sferën penale edhe atë: Emine Murati nga Gjykata Themelore Gostivar – 66,9 Jetmir Hamzai nga GJTH Gostivar  - 53,2 pikë dhe Vaide Arsllani - GJTH Gostivar - 52,15 pikë.

Në seancën e sotme, Këshilli Gjyqësor i shqyrtoi dhe vendosi për ankesat për rang listën për zgjedhjen e dy gjykatësve në Gjykatën e Apelit në Shtip edhe atë për sferën penale dhe një për atë civile.

Te kandidatët nga sfera civile, Këshillli Gjyqësor gjykatësit Todor Pop Panev nga GJTH Shtip pjesërisht ia miratoi ankesën në pjesën e njohjes së gjuhës angleze dhe shtoi pesë pikë, përderisa në pjesën e pikëve në kompjuter një pikë, me çka ai fiton gjithsej 68,87 pikë. 

Kandidates, Suzana Milevska nga GJTH Koçan, Komisioni mori vendim t'ia ndryshojë pikët për njohjen e gjuhës angleze dhe të ulet për katër pikë, kështu ajo ka gjithsej 62,4 pikë. Kandidati i tretë, gjykatësi Aleksandar Cackov nga GJTH Shtip ka 53,37 pikë.

Për kandidatin, gjykatësin Aco Tasev nga GJTH Shtip, procedura është ndërprerë, pasi ai me shkresë zyrtare e ka njoftuar Komisionin se e tërheq kandidaturën, pas zgjedhjes së tij për kryetar të GJTH Shtip.

Këshilli vazhdon me seancën e 476-të pas pauzës prej gjysmë ore. 

Në rend dite të seancës janë disa pika, në mesin e të cilave debat për ankesat dhe vërejtjet e qytetarëve dhe personave juridikë për punën e gjykatësve, kryetarëve të gjykatave, të parashtruara në Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR