• e enjte, 26 dhjetor 2024

Këshilli Gjyqësor zgjodhi dy gjyqtarë të rinj në Gjykatën e Apelit - Gostivar dhe tre gjyqtarë të rinj në Gjykatën e Apelit - Shtip

Këshilli Gjyqësor zgjodhi dy gjyqtarë të rinj në Gjykatën e Apelit - Gostivar dhe tre gjyqtarë të rinj në Gjykatën e Apelit - Shtip

Shkup, 6 nëntor 2024 (MIA) - Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme të 504-të zgjodhi Jetmir Hamzain dhe Abdulla Azarin për gjyqtarë në Gjykatën e Apelit - Gostivar për sferën civile dhe Suzana Milevska, Anita Jovanovska dhe Ljupço Spirovskin për gjyqtarë në Gjykatën e Apelit - Shtip për sferën civile.

Anëtari i Këshillit Gjyqësor, Hanif Zendeli informoi se pesë kandidatët në listën e kandidatëve për përzgjedhjen e gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit - Gostivar i plotësojnë kushtet në pajtim me ligjin. I pari në listën e kandidatëve me 72,6 pikë është gjyqtari Jetmir Hamzai nga GJTH - Gostivar, i dyti është gjyqtari Abdullah Azari nga GJTH - Tetovë me 70,5 pikë, i treti është gjyqtari Ilir Iseni nga GJTH - Dibër me 70,49 pikë, e katërta e renditur është Aleksandra Palashevska me 64,2 pikë, e pesta është Jehona Sadiku me 58,9 pikë.

Shumicën e nevojshme të votave nga Këshilli Gjyqësor e morën gjyqtarët Jetmir Hamzai dhe Abdullah Azari - të dy me 13 vota "pro" dhe pesë vota nga anëtarët e bashkësive.

Kryetarja e Komisionit për vlerësimin e kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën e Apelit - Shtip, Tanja Çaçarova-Ilievska tha se në shpallje kanë aplikuar gjashtë persona, prej të cilëve një është refuzuar për shkak të mosplotësimit të kushteve. Ndërkohë nga pesë të mbeturit me dokumentacion të rregullt, njëri prej kandidatëve është zgjedhur për gjyqtar në Gjykatën e Apelit - Shtip pas shpalljes tjetër dhe lista përfundimtare e radhitjes përbëhet nga katër kandidatë. Gjyqtarja e parë e renditur është Suzana Milevska nga GJTH - Koçan me 63 pikë, e dyta e renditur është Anita Jordanova nga GJTH - Shtip me 61,06 pikë, e treta është Maja Xhorleva nga GJTH - Shtip me 60,18 pikë dhe i katërti i renditur është Aleksandar Cackov me 54 pikë.

Shumicën e nevojshme të votave nga Këshilli Gjyqësor e morën gjyqtaret Suzana Milevska (13 vota "pro") dhe Anita Jordanova (12 vota "pro" dhe një "kundër").

Të gjithë anëtarët e Këshillit Gjyqësor, në pajtim me rekomandimet për transparencë nga Misioni vlerësues, pas votimit e kanë sqaruar zgjedhjen e tyre.

Pas votimit për zgjedhjen e gjyqtarëve, si për Gjykatën e Apelit - Gostivar dhe për Gjykatën e Apelit - Shtip, Ismedin Limani, tha se ka besim në Komisionin dhe prandaj votën e ka dhënë për gjyqtarët e radhitur të parë dhe të dytë. Sipas Limanit, komisioni gjatë radhitjes ka pasur parasysh aktet ligjore dhe nënligjore dhe rregulloret për kriteret cilësore dhe sasiore dhe integritetin me të cilin është bërë renditja, ndaj të cilave kandidatët kanë pasur të drejtë ankese. Nuk do të doja të isha "papagall" dhe të përsëritem pas çdo votimi", tha Limani, posaçërisht nëse një gjyqtar zgjidhet unanimisht.

Me 13 vota "pro", Këshilli Gjyqësor njëzëri zgjodhi gjyqtarin Ljupço Spirovski për gjyqtar në Gjykatën e Apelit - Shtip për sferën civile. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR