• e hënë, 23 dhjetor 2024

Këshilli Gjyqësor vendosi të pezullojë procedurat për zgjedhjen e gjyqtarëve dhe përcaktimin e përgjegjësisë gjatë zgjedhjeve

Këshilli Gjyqësor vendosi të pezullojë procedurat për zgjedhjen e gjyqtarëve dhe përcaktimin e përgjegjësisë gjatë zgjedhjeve

Shkup, 21 shkurt 2024 (MIA) - Këshilli Gjyqësor konkludoi se procedurat për përcaktimin e përgjegjësisë për kryetar të gjykatës ose gjyqtar dhe procedurat për zgjedhje të kryetarit të gjykatës ose gjyqtarit të pezullohen sipas Vendimit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për shpalljen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare sipas të cilës nuk mund të fillojë procedura për punësimin e personave të rinj ose procedura për ndërprerje të marrëdhënies së punës në institucionet shtetërore dhe publike, ndërsa procedurat e filluara pezullohen, përveç në rastet e çështjeve urgjente ose të domosdoshme.

Pas një debati të gjatë me mendime të ndara, në seancën e sotme Këshilli solli vendim me të cilin të gjitha fazat e këtyre procedurave pezullohen dhe vendosi plotësisht të zgjidh për çështjen e zgjedhjes së një anëtari të Këshillit Gjyqësor, në seancën e caktuar për të enjten, 29 shkurt.

Sipas anëtarit Ivica Nikollovski, Këshilli Gjyqësor është organ i pavarur.

"Ne jemi organ i pavarur, çdo veprim që ka të bëjë me zgjedhje dhe shkarkim nuk paraqet pengesë nëse është në drejtim të ofrimit të kushteve që gjyqësori të funksionojë pa ndërprerë, i azhurnuar", tha ai.

Tanja Çaçarova-Ilievska theksoi se duhet të respektohet neni 8-a i Kodit Zgjedhor, por me vlerësim se cilat situata janë urgjente.

Anëtarja Antoaneta Dimitrovska beson se duhet të vazhdohet procedura për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe procedurat për konfirmimin e përgjegjësisë së gjyqtarëve, sepse, siç theksoi, nëse nuk formohet Qeveri, procesi do të duhet të shtyhet.

Për kryetaren e Gjykatës Supreme, anëtare e Këshillit Gjyqësor sipas funksionit, Besa Ademi, zgjedhja e gjyqtarëve është një nga çështjet kyçe të cilat dalin nga parimi i pavarësisë por edhe nga parimi i efikasitetit dhe nuk ekziston pengesë ligjore që Këshilli të vazhdojë me punë.

Anëtari Selim Ademi e ndau përvojën e tij dhjetë vjeçare për të cilën theksoi se gjatë këtyre situatava ka pasur pezullim të punës.

"Kam votuar 10 vite dhe nuk kam ndërmend të ndryshoj", tha ai.

Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, theksoi se në gjitha raportet vërehet se gjyqësori është i pavarur dhe duhet të vendosë në mënyrë të pavarur, andaj besoj se vendimi që Këshilli të vazhdojë punën do t'i përmbushë ato rekomandime.

Paraprakisht, në seancën e sotme Këshilli gjyqësor solli vendim për pensionimin e disa gjyqtarëve nga Gjykata e Apelit Manastir.

Nën pikën e ndryshme, Këshilli diskutoi për shkresën e Odës së Noterëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me kërkesë për propozimin e dy anëtarëve për anëtarë të Këshillit Disiplinor të Odës së Noterëve, sepse në shtator skadon mandati i përbërjes së tanishme, me të cilin këshilli zgjodhi dy zëvendës. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR