• e hënë, 16 dhjetor 2024

Këshilli Gjyqësor për të tretën herë do të shpallë konkurs për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit nga radhët e gjykatësve supremë

Këshilli Gjyqësor për të tretën herë do të shpallë konkurs për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit nga radhët e gjykatësve supremë

Shkup, 12 dhjetor 2023 (MIA) - Këshilli Gjyqësor në mbledhjen e sotme njoftoi se edhe në konkursin e dytë për zgjedhje të anëtarit të Këshillit nga radhët e gjykatësve supremë nuk është paraqitur asnjë dhe përsëri ka marrë vendim për të shpallur konkurs të ri për zgjedhjen e anëtarit nga Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Anëtari Selim Ademi, në mbledhjen e sotme theksoi se nuk duhet në publik të krijohet përshtypja se gjykatësit nga Gjykata Supreme nuk duan të paraqiten, në fakt, siç tha "nuk ka se kush të paraqitet".

"Të mos ketë përshtypje të keqe se nuk duan të paraqiten. Numri i gjykatësve që janë aty është një kryetar, një ish kryetar, tjetër ishte dhe ka dhënë dorëheqje, dy janë para pensionimit, ndërsa të tjerëve u ndalohet", tha ai.

Anëtarët e tjerë nuk u pajtuan se në mbledhjen e sotme duhet të debatohet për detajet nga kjo zgjedhje, por morën vendim që të shpallet konkurs, ndërsa në ndërkohë në kolegium të debatojnë për çështjen e zgjedhjes.

Në mbledhje ishte formuar edhe komision për rangimin e zgjedhjes së anëtarit nga Gjykata Supreme. 

Nga radhët e gjykatësve supremë në Këshillin Gjyqësor ishte gjykatësja Mirjana Radevska - Stevkova, e cila dha dorëheqje për shkak të ngjarjeve në Këshill për të cilat në publik kishte shumë reagime.

Pastaj, në konkursin pas dorëheqjes së Radevska - Stevkova, ishte zgjedhur gjykatësi Naçe Georgiev i cili ishte detyruar të jepte dorëheqje në ditën e betimit në Kuvend, sepse në momentin e njëjtë djali i tij duhej të zgjidhej si gjykatës, pas çka ishin shpallur dy konkurse të reja me vendim prej seancës 451 dhe 454 të Këshillit Gjyqësor në të cilat nuk u paraqit askush. 

Në seancën e sotme ishte marrë edhe vendim për zgjedhjen e dy gjykatësve në Gjykatën e Apelit në Shkup dhe ishte vendosur pozitivisht pas kërkesave për shpenzime rrugore për dy gjykatëse nga Gjykata Themelore Penale të cilat janë dërguar përkohësisht në Gjykatën Themelore Sveti Nikollë dhe Gjykatën Themelore Strugë.

Publiku ishte përjashtuar nga pika për formimin e komisioneve të raportuesve pas kërkesave të parashtruara për përcaktimin e përgjegjësisë së gjykatësit/kryetar i gjykatës. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR