• e diel, 22 dhjetor 2024

Këshilli gjyqësor miratoi konkluzë për vazhdimin e procedurës për zgjedhjen e dy anëtarëve të Këshillit

Këshilli gjyqësor miratoi konkluzë për vazhdimin e procedurës për zgjedhjen e dy anëtarëve të Këshillit

Shkup, 20 mars 2024 (MIA) - Këshilli gjyqësor në seancën e sotme miratoi konkluzë për vazhdimin e procedurës për zgjedhjen e dy anëtarëve të Këshillit gjyqësor nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës supreme të RMV-së dhe departamentit të apelit në Manastir.

Me shtatë vota “pro” dhe tre “kundër”, procedura për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit gjyqësor vazhdon.

Kjo mund të konsiderohet si një situatë urgjente, tha kryetarja e Këshillit gjyqësor Vesna Dameva, pasi siç tha ajo, seancën e kaluar Këshilli kishte problem me kuorumin.

"E dini që seancën e kaluar kemi pasur problem me kuorumin, kemi pasur edhe anëtarë që kanë qenë në pushim mjekësor, kështu që nuk shoh arsye pse mund të ketë dyshime politike kur të gjithë gjyqtarët do të votojnë për një kandidat të caktuar dhe me këtë të krijohet perceptim se është vendim politik", theksoi Dameva.

Anëtari i Këshillit gjyqësor Selim Ademi tha se do të votojë kundër këtij konkluzioni. Ai ka theksuar se në kohën e procesit zgjedhor Këshilli nuk duhet të formojë komision dhe të shpallë konkurs për zgjedhjen e anëtarëve, sepse siç tha ai, "Këshilli nuk humb asgjë nëse seancat e ardhshme janë pa dy anëtarë".

"Këshilli Gjyqësor nuk humb asgjë nëse është pa dy anëtarë në tre katër seanca. Mund të ndodhin rrethana të paparashikuara, kur kemi pritur deri më tani, mund të presim edhe dy-tre muajt e ardhshëm", ka theksuar Ademi.

Këshilli në seancën e kaluar ka miratuar konkluzë për pezullim të procedurave për konstatimin e përgjegjësisë për kryetarin e gjykatës apo gjykatësit dhe procedurat për zgjedhjen e kryetarit të gjykatës apo gjykatësit.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR