• e hënë, 23 dhjetor 2024

Këshilli gjyqësor i hodhi si të pabaza pohimet e ambasadorit holandez për zgjedhjen e kryetarit të ri të KGJ-së

Këshilli gjyqësor i hodhi si të pabaza pohimet e ambasadorit holandez për zgjedhjen e kryetarit të ri të KGJ-së

Shkup, 29 maj 2023 (MIA) - Këshilli gjyqësor (KGJ) funksionin në mënyrë të ligjshme dhe në pajtim me kompetencat e dhëna në Ligjin për Këshillin gjyqësor, kjo u konkludua në kolegiumin e sotëm të punës në të cilin janë hedhur poshtë si të pabaza pohimet e ambasadorit holandez, Dirk Jan Kop se kryetari i ri i KSH-së është zgjedhur në procedurë jolegjitime dhe prandaj pezullohet projekti katërvjeçar i financuar nga ky vend.

"Anëtarët potencojnë se njeriu i parë i KGJ-së është zgjehdur në mbledhje me numrin e nevojshëm të votave të caktuara në Ligjin për KGJRMV-së. Këshilli u bëri thirrje kompetentëve t'i shqyrtojnë të gjitha dyshimet për korrupsion, ndërsa njëherit përkujtojnë se Gjykata supreme plotësisht dhe në procedurë ligjore i kontrollon të gjitha vendimet e miratuara për kontroll për përgjegjësinë e gjykatësve para Këshillit ankues", ceket në kumteësn nga kolegiumi i punës i anëtarëve të Këshillit gjyqësor.

Projekti holandez, siç u cek në kumtesë, zgjatë katër vite dhe përbëhet nga tre komponente: efikasitet, llogaridhënie, transparencë dhe bashkëpunim rajonal dhe për momentin ndodhet në vitin e tretë projektues.

Ambasadori Kop dje në intervistën e së dielës për Radio Evropën e Lirë kumtoi se Holanda e ka pezulluar projektin lidhur me Këshillin gjyqësor, i cili, siç tha, u bë trup jolegjitim.

I pyetur për gjendjen e sistemit të jurisprudencës, ambasadori holandez tha se kjo është çështje qendrore, të cilën Holanda e ndjek me kujdes.

"Ajo është pjesë e kapitullit 'bazat' që hapet i pari dhe mbyllet i fundit dhe do të mbetet në rëndësi të lartë të tërë procesit. Por, ajo që ne përkundrazi e shohim është se të gjitha rastet e PSP-së, një nga një po fundosen, ndërkaq që ky është një zhvillim mjaft i keq, kurse tani e kemie dhe rastin me Këshillin gjyqësor i cili në të vërtetë u bë trup jolegjitim. Kjo është mjaft serioze dhe e dhimbshme për t'u parë. Dhe për shkak të atij precedenti, Holanda tani e pezulloi një projekt të madh lidhur me Këshillin gjyqësor. Situata është mjaft serioze", deklarpo Kop. ab/

Foto: MIA Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR