• e hënë, 23 dhjetor 2024

Këshilli Gjyqësor i bëri thirrje thirri Ademit në takim pune për pretendimet për presion politik ndaj gjykatësve në gjykatën më të lartë

Këshilli Gjyqësor i bëri thirrje  thirri Ademit në takim pune për pretendimet për presion politik ndaj gjykatësve në gjykatën më të lartë

Shkup, 3 nëntor 2023 (MIA) - Këshilli Gjyqësor informon se i ka dërguar ftesë me shkrim kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi, në të cilën ka bërë thirrje për takim pune me anëtarët e Këshillit, për, siç theksohet, ngjarjet e fundit dhe shkrimet e publikuara në media për presione politike ndaj gjykatësve në gjykatën më të lartë.

Nga Këshilli Gjyqësor theksojnë se si organ i cili sipas ligjit ka detyrim në kuptim të nenit 2 të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të sigurojë dhe garantojë autonomi dhe pavarësi të pushtetit gjyqësor, si dhe në lidhje me nenin 11 të të njëjtit ligj, i cili garanton vendimmarrje të lirë gjyqësore, pa asnjë ndikim dhe presion.

 "Ditëve të fundit në media janë publikuar disa shkrime për presionet politike ndaj gjykatësve të Gjykatës së Lartë, reagimet e partive politike, si dhe intervistën e kryetares së kësaj gjykate, Besa Ademi, konsiderojmë se është e nevojshme ta informojmë opinionin  se kryerja e presioneve të çfarëdo lloji nga ana e gjykatësve është e papranueshme dhe tejet shqetësuese", theksojnë nga Këshilli Gjyqësor.

Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev, thuhet në kumtesë, mëngjesin e sotëm ka realizuar bisedë telefonike me kryetaren e Gjykatës Supreme, Besa Ademi,  me qëllim të realizimit të takimit të punës me anëtarët e Këshillit, për shkak, siç theksohet, "kësaj çështje jashtëzakonisht të rëndësishme dhe të ndjeshme".

Me atë rast, Ademit i është dërguar ftesë me shkrim, ku bëhet thirrje për takim pune të hënën, më 06.11.2023, në orën 11:00 në ambientet e Këshillit Gjyqësor, informojnë nga Këshilli Gjyqësor. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR