• e hënë, 23 dhjetor 2024

Këshilli Gjyqësor e miratoi listën zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme për dy anëtarë të rinj nga radhët e gjyqtarëve

Këshilli Gjyqësor e miratoi listën zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme për dy anëtarë të rinj nga radhët e gjyqtarëve

Shkup, 10 korrik 2023 (MIA) - Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme urgjente 449 mori vendim për mbylljen e Listës zgjedhore gjyqësore, për zgjedhjet e ardhshme për dy anëtarë të Këshillit nga radhët e gjyqtarëve.

Në zgjedhjet më 13 korrik të drejtë vote do të kenë gjithsej 236 gjyqtarë, 16 gjyqtarë suprem dhe 220 gjyqtarë nga rajoni i Apelit në Shkup.

Sipas listave të përcaktuara të kandidatëve, gjyqtari Naqe Georgiev nga Gjykata Supreme është kandidati i vetëm nga radhët e gjyqtarëve suprem për anëtar të Këshillit Gjyqësor.

Nga gjyqtarët në listën e kandidatëve për rajonin e Apelit Shkup dhe nga gjykatat administrative janë dy kandidatë, gjyqtari nga Gjykata Themelore Kavadarci Llazar Nanev dhe Antoneta Dimovska, gjyqtare në Gjykatën Civile Shkup.

Qendrat e votimit hapen në orën 08:00, ndërsa mbyllen në orën 15:00.

Në Këshill, siç informojnë, kanë mbërritur dy kërkesa për ndryshime nga aspekti teknik, siç janë ndryshimi i mbiemrit të dytë dhe numrit të identifikimit.

Vendimin e ka miratuar Këshilli Gjyqësor me dhjetë vota pro dhe asnjë kundër.

Në zgjedhjet më 13 korrik do të zgjidhen dy anëtarë të rinj të Këshillit, të cilët duhet të zgjidhen në pozitat e gjyqtares supreme Mirjana Radevska-Stefkovska dhe Zoran Gerasimovski, gjyqtar në gjykatën e Apelit në Shkup, të cilët dhanë dorëheqje.

Këshilli përbëhet nga 15 anëtarë, nga të cilët tetë anëtarë të Këshillit zgjidhen nga gjyqtarët ndërmjet tyre, pesë zgjidhen në Kuvend, dy prej të cilëve propozohen nga Presidenti i shtetit, dhe me pozitë anëtarë të Këshillit janë kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë dhe Ministri i Drejtësisë.

Mandati i anëtarëve të zgjedhur zgjat gjashtë vjet me të drejtën e një zgjedhjeje tjetër, ndërsa mandati i kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe Ministrit të Drejtësisë përfundon me përfundimin e detyrës.

Paraprakisht, Këshilli mori vendim për ndryshimin e përbërjes së Komisionit për zhvillimin e zgjedhjeve për anëtarë të Këshillit të RMV-së, pas kërkesës për përjashtim nga Violeta Vasileva, në vend të së cilës me propozim të Odës së Avokatëve u zgjodh Oliver Gashev, me Zhana Kuzmanovska, si zëvendësuese.

Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme shqyrtoi edhe Raportin për punën e gjykatave në tremujorin e parë të këtij viti. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR