• e hënë, 23 dhjetor 2024

Këshilli Gjyqësor e hodhi poshtë nismën e KSHPK-së për konfirmimin e përgjegjësisë së anëtarëve të Bordit Drejtues të AGJPP-së

Këshilli Gjyqësor e hodhi poshtë nismën e KSHPK-së për konfirmimin e përgjegjësisë së anëtarëve të Bordit Drejtues të AGJPP-së

Shkup, 8 korrik 2024 (MIA) - Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme të 492-të e hodhi poshtë nismën e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit për konfirmimin e përgjegjësisë së anëtarëve të Bordit Drejtues të Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë. Me nëntë vota "pro" dhe dy "kundër" Këshilli solli vendim me të cilin e hodhi poshtë nismën e KSHPK-së si të parakohshme.

Nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Komisionit është dorëzuar nismë te Këshilli Gjyqësor për ngritjen e procedurës për konfirmimin e përgjegjësisë së kryetarit, si dhe të anëtarëve të Bordit Drejtues të Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë për shkak të shkeljes së Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe ndeshjes së interesave, si dhe të Kodit Zgjedhor.

Në nismën e dorëzuar te Këshilli, KSHPK kërkon konfirmim të përgjegjësisë së kryetarit të Bordit Drejtues të AGJPP, Bekim Mehmedi, si dhe anëtarëve të Bordit, Zoran Gerasimovski, Besa Ademi, Lupço Kocevski, Besir Aliu, Xhemali Saiti, Ermon Neziri, Valentina Shaurek dhe Dushica Dimitrievska.

Anëtarja e Këshillit Gjyqësor, Tanja Çaçarova-Ilievska, theksoi se Nisma e KSHPK-së për konfirmimin e përgjegjësisë së anëtarëve të Bordit Drejtues të AGJPP-së nuk është dorëzuar në kohë.

"Më 11.05.2024 skadon afati i kësaj dispozite për KSHPK-në të inicojë procedurë për konfirmimin e përgjegjësisë para organeve kompetente. Shkrimi me të cilin KSHPK e inicioi procedurën është nga 23.05.2024, përkatësisht 10 ditë më vonë dhe është e parakohshme. Nëse shkojmë sipas dispozitave të ligjit tonë për  konfirmimin e kërkesës së caktuar të parakohshme, atëherë është e parakohshme", theksoi Çaçarova-Ilievska.

Sipas anëtarit Ivica Nikollovski, nëse Këshilli vendos se Nisma e KSHPK-së është dorëzuar në kohë, atëherë do të hap procedurë, ndërsa kjo nuk është në korniza të kompetencave të tij ligjore. Siç tha Nikollovski, Këshilli nuk guxon të konfirmojë përgjegjësi të gjykatësve  dhe "dihet se në cilën mënyrë dhe në ç'farë procedure konfirmohet përgjegjësia e gjykatësve".

Këshilli në seancë shqyrtoi nga 12 pika në rendin e ditës, me ç'rast  u miratua Vendimi për formimin e Komisionit për përgatitjen e listave të kandidatëve pas shpalljes së publikuar për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Gjyqësor, në të cilën kryetar u zgjodh Mirsad Suroi, ndërsa anëtarë të Komisionit u zgjodhën anëtarët Antoaneta Dimovska dhe Pavlina Cërvenkovska.

Në seancë Këshilli njëzëri solli vendim për ndërprerjen e kryerjes së funksionit gjyqësor për shkak të plotësimit të kushteve për moshën e pensionit të gjykatësit Vllatko Samarxhiski nga Gjykata e Apelit Shkup, si dhe u përcaktuan u.d. kryetarë të Gjykatës Themelore Koçan dhe Gjykatës Themelore Ohër. Për u.d. kryetar i Gjykatës Themelore Koçan u zgjodh Suzana Milevska, ndërsa për u.d. kryetar i Gjykatës Themelore Ohër u zgjodh Vasil Batkovski.

Këshilli mori vendim që në seancën e sotme të mos votohet për miratimin e Raportit të Komisionit për renditjen e kandidatëve për zgjedhjen e dhjetë gjykatësve në Gjykatën e Apelit në Shkup. Në seancë u shqyrtua dhe me 11 vota "pro" u miratua Raporti i Komisionit për verifikimin e plotësimit të kushteve dhe kritereve për zgjedhjen e kryetarëve të Gjykatës së Lartë Administrative, Gjykatës Themelore të Berovës, Gjykatës Themelore të Dellçevës dhe Gjykatës Themelore të Krushevës. Me 8 vota "pro" dhe një "kundër", Këshilli miratoi Raportin e vizitave të punës në Gjykatën Supreme, në Gjykatën e Apelit Gostivar dhe në Gjykatën Themelore Tetovë.

Në seancë me 11 vota "pro" u tërhoq propozimi i rregullores për shfrytëzimin e telefonit zyrtar dhe u vendos se do të shqyrtohet në disa nga seancat e ardhshme. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR