• e hënë, 23 dhjetor 2024

Këshilli gjyqësor diskuton mbi iniciativën për kryetaren e Gjykatës supreme, Besa Ademi

Këshilli gjyqësor diskuton mbi iniciativën për kryetaren e Gjykatës supreme, Besa Ademi

Shkup, 17 janar 2024 (MIA) - Në Këshillin gjyqësor në rrjedhë është seanca në të cilën diskutohet për iniciativën për përcaktimin e përgjegjësisë së kryetares së Gjykatës supreme, Besa Ademi. Më parë, Këshilli e hodhi poshtë propozimin e anëtares Tanja Çaçarova Ilievska që raporti të kthehet në revizion.

Para fillimit të diskutimit për këtë pikë, parashtruesi i iniciativës, anëtari Milazim Mustafa ka lëshuar seancën sepse si bartës nuk ka të drejtë prezence. Pastaj, kryetari i Komisionit i cili ka shqyrtuar iniciativën, Mirsad Suroi prezantoi gjendjen e konstatuar të Komisionit dhe lexoi raportin me çka Këshilli vazhdoi diskutimin.

Në fillim të seancës së sotme, Këshilli zgjodhi gjyqtarët porotë të Gjykatës Themelore të Vinicës edhe atë Stefan Micov, Vaska Nikollova, Aleksandra Davitkova, Jovana Jangelovska, David Trajanov, Biljana Joveva, Sllagjana Kostadinovska, Igor Dimitrov dhe Elena Georgieva.

Këshilli, poashtu ka konstatuar edhe ndërprerjen e funksionit të gjyqtarit porotë të Gjyqit të Apelit në Shkup pas kërkesës së vetë për gjyqtaren Biljana Angellova Smileva.

Gjyqtarit Vllatko Sekovski nga Gjykata Themelore Penale Shkup në seancën e sotme iu aprovua kërkesa për kompensim të shpenzimeve të udhëtimit shkaku se përkohësisht është dërguar në Gjykatën Themelore Prilep, si dhe kërkesa për referim vullnetar të gjyqtares Violeta Kërstinovska nga Gjykata Themelore Resnjë për një periudhë prej një viti në Gjykatën Themelore të Prilepit.

Pas debatit për përcaktimin e përgjegjësisë së kryetares Ademi, seanca duhet të vazhdojë me formimin e komisioneve të raportuesve pas kërkesave të parashtruara për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit/kryetarit të gjykatës dhe të ndryshme.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR