Këshilli Ekzekutiv i LSDM-së ka përcaktuar edhe katër kandidatë të rinj për kryetarë të komunave
- Këshilli Ekzekutiv i LSDM-së ka përcaktuar edhe katër kandidatë të rinj për kryetarë të komunave, theksohet në komunikatën e LSDM-së, të cilën MIA e transmeton në formë integrale.
Shkup, 12 shtator 2025 (MIA) - Këshilli Ekzekutiv i LSDM-së ka përcaktuar edhe katër kandidatë të rinj për kryetarë të komunave, theksohet në komunikatën e LSDM-së, të cilën MIA e transmeton në formë integrale.
Me vendim të Këshillit Ekzekutiv të LSDM-së në seancën e djeshme të pasdites, është dhënë pëlqim për katër kandidatura të reja për kryetarë të komunave për zgjedhjet e ardhshme lokale:
Edis Hasan - kandidat për kryetar të Shuto Orizarit.
Zhika Stojanovski - kandidat për kryetar të Komunës së Ilindenit.
Igor Hristov - kandidat për kryetar të Komunës së Koçanit.
Isuf Sinani - kandidat për kryetar të Komunës së Dollnenit.
Me këtë, LSDM ka shpallur tashmë 64 kandidatë për kryetarë të komunave nga LSDM në 64 komuna në të gjithë vendin.
Të gjithë kandidatët e LSDM janë njerëz me integritet, kuadër të dëshmuar me dëshirë për të punuar dhe një vizion të qartë për zhvillimin e komunave të tyre.
Kandidatët e LSDM-së do të jenë zëri i qytetarëve, do të punojnë për zgjidhjen e problemeve të përditshme, për përmirësimin e cilësisë së jetës dhe zhvillimin e komunave.
Qendra për Komunikime me Opinionin të LSDM-së
fOTO: LSDM