• e hënë, 23 dhjetor 2024

Këshilli ekonomik-social duhet të sjellë vendim për lartësinë e rrogës minimale

Këshilli ekonomik-social duhet të sjellë vendim për lartësinë e rrogës minimale

Shkup, 13 mars 2023 (MIA) - Këshilli ekonomik-social pritet sot të mbajë mbledhje në të cilën duhet të sillet vendim për lartësinë e rrogës minimale.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska në deklaratë për MIA-n dhënë të premten zbuloi se mbledhja do të mbahet sot dhe në të do të bisedohet për rrogën minimale.

"Vendimi për lartësinë e rrogës minimaëe sillet mu në Këshillin ekonomik-social, më pas publikohet në Gazetën zyrtare, në mënyrë që punëdhënësit të mund t'i harmonizojnë rrogat të cialt do të paguhen për muajin mars, me vendimin, përkatësisht me lartësinë e rrogës minimale", deklaroi Trenpevska në video deklaratën në qendrën për shtyp të MIA-s në Shtip.

Pritjet e Qeverisë, sipas deklaratave të deritanishme të ministrave nga sektori ekonomik, janë se rroga minimale do të jetë rreth 20.000 denarë.

Çdo mars bëhet harmonizimi i rrogës minimale. Me ndryshimet e Ligjit për rrogën minimale, u vendosën kritere të reja në pajtim me të cilat rroga minimale harmonizohet me 50 për qind të shpenzimeve për jetë dhe 50 për qind me rritjen e rrogës mesatare. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR