Kërzhalloski: Korrupsioni është i pranueshëm për një pjesë të madhe të qytetarëve, ndërsa lufta në situatë të tillë është më e vështirë
- - Korrupsioni është i përhapur dhe i pranueshëm për shumicën e qytetarëve dhe lufta në situatë të tillë është më e vështirë, deklaroi dje kryetari i Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) Aleksandar Kërzhalovski në takimin e nivelit të lartë "Lufta kundër korrupsionit: Inovacionet kundër fuqisë së paligjshëm", që QMBN e organizon në emër të Rrjetit Rajonal të Lidershipit dhe Integritetit në Evropën Juglindore (SELDI).
- Post By Fitore Curri
- 07:56, 16 prill, 2025

Shkup, 16 prill 2025 (MIA) - Korrupsioni është i përhapur dhe i pranueshëm për shumicën e qytetarëve dhe lufta në situatë të tillë është më e vështirë, deklaroi dje kryetari i Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) Aleksandar Kërzhalovski në takimin e nivelit të lartë "Lufta kundër korrupsionit: Inovacionet kundër fuqisë së paligjshëm", që QMBN e organizon në emër të Rrjetit Rajonal të Lidershipit dhe Integritetit në Evropën Juglindore (SELDI).
"Por ajo lë përshtypje jo vetëm për Maqedoninë, por edhe në të gjithë rajonin e Ballkanit është se në këto 10 vjet situata është përkeqësuar. Ka pasur progres në fakt kur u hapën negociatat me Serbinë dhe Malin e Zi, edhe te ne ka pasur në periudhën 2010 deri në 2015, por që atëherë, në dhjetë vitet e fundit, kudo përveç ndoshta pak në Mal të Zi, situata e korrupsionit në të gjithë rajonin është përkeqësuar", deklaroi Kërzhalloski.
Hulumtimi i vitit të kaluar për të gjithë rajonin tregon një nivel ende të lartë të presionit të korrupsionit, respektivisht shumë njerëzve u kërkohet ryshfet.
"Në Rajon ka mesatare prej 33 për qind, te ne është 31 për qind, me atë shumë njerëz edhe japin ryshfet. Në rajon është 31, kështu që ka shumë pak rezistencë ndaj korrupsionit, thuajse 90 për qind të tyre u është kërkuar dhe japin ryshfet, në vendin tonë është 26, kështu që ka njëfarë ulje krahasuar me më parë", u shpreh Kërzhallovski.
Pesë përqind, shtoi ai, është vetëm dallimi midis asaj që është kërkuar dhe asaj që është dhënë. Dhe kjo, siç thekson Kërzhalloski, në të vërtetë tregon se korrupsioni është kaq i përhapur dhe i pranueshëm për shumicën e qytetarëve, dhe në situatë të tillë lufta është më e vështirë.
"Ajo që thashë në lidhje me kërkesës së ryshfetit dhe dhënien e tij është një analizë viktimologjike, nuk është vetëm perceptim, respektivisht mendim publik, çfarë mësojnë njerëzit për korrupsionin, por me të vërtetë shkon në rastet kur është kërkuar dhe është dhënë dhe të hyhet më thellë në analizë", sqaroi Kërzhallovski.
Një nga qëllimet e këtij takimi, siç sqaroi ai, është që të paraqiten rrjedhat e paligjshme financiare dhe se si institucionet nuk funksionojnë ose kapen nga partitë në pushtet, të cilat, shton Kërzhalloski, duhet t'i perceptojmë si fenomen dhe t'i parandalojmë më tej, sepse kjo pengon zhvillimin e shteteve, humbet besimi në sistem dhe kështu institucionet nuk e kryejnë funksionin e tyre, korrupsioni rritet, ndërsa zhvillimi zvogëlohet ose stagnon.
Për hulumtimin e kapjes së shtetit në dy tre vitet e fundit, zbatohet një metodologji e re, siç theksoi Kërzhalloski, për të parë se si ndodh kjo.
"Nga statutet e partisë që stimulojnë besnikërinë ndaj liderit në vend të procesit të meritës për të cilin ne të gjithë angazhohemi, atëherë kur të vjen në pushtet, njerëzit partiakë vendosen në vend të njerëzve të duhur në vendet e duhura dhe pastaj kjo kontribuon në faktin se institucionet kapen, jo për të kryer funksionet e tyre, por për nevojat e partisë", u shpreh Kërzhalloski.
Në debatin në takimin e nivelit të lartë që u zhvillua pas tragjedisë në Koçan dhe që tregoi se kishte nivel të lartë korrupsioni dhe ryshfeti në vend që çoi në humbjen e shumë jetëve, zëvendëskryeministri i ngarkuar me politikat e qeverisjes së mirë, Arben Fetai, theksoi se Qeveria nuk do të tolerojë papërgjegjshmëri, jollogaridhënie, situata status quo ose kompromise.
Fetai tha se me tragjedinë në Koçan pamë se korrupsioni na vret, dhe se me tragjeditë e mëparshme humbëm mbi 135 bashkëqytetarë tanë. Qeveria, tha ai, trashëgoi sistem të kalbur, por është plotësisht e angazhuar dhe dëshiron të ndërtojë sistem që do të funksionojë.
Zëvendëskryeministri tha edhe se deri më tani janë realizuar vetëm 18 për qind e masave për të luftuar korrupsionin, dhe se ndonëse ka pasur përparim, nuk kemi shkëlqyer si shtet duke vënë në dukje ngjarjet që lidhen me Prokurorinë Speciale Publike dhe miratimin e ndryshimeve në
Kodin Penal. Ne kemi, tha Fetai, zero vendime për korrupsionin, si dhe pak vendime për konfiskimin e pasurisë.
Fetai tha gjithashtu se u ndje tërheqja e mbështetjes amerikane për luftën kundër korrupsionit, dhe se ishte një mbështetje teknike shumë e vlefshme për ne. Tani, shtoi ai, shteti po përballet me një test serioz, për çka nevojitet veprim urgjent dhe dialog të domosdoshëm me shoqërinë civile.
Ai përkujtoi se Qeveria kishte ri-vendosur Këshillin për bashkëpunim midis Qeverisë dhe organizatave joqeveritare, dhe se ato mund të llogarisin në financim të qëndrueshëm dhe se në këtë mënyrë do të ishte më stabile, më e qëndrueshme dhe më rezistente ndaj sfidave të reja.
Ben Nupnau, nënkryetar i Delegacionit të BE-së, duke bërë të ditur në të dhënat e hulumtimit për perceptimin për rajonin dhe përqindjen prej 37 për qind të qytetarëve që pranojnë korrupsionin, tha se një mentalitet i tillë është bazë për zhvillimin e korrupsionit. Ai vuri në dukje nevojën për përparim të mëtejshëm në kornizën ligjore, duke definuar qëllimet konkrete, dhe se nevojiten zgjidhjet politike të nivelit më të lartë. Megjithatë, theksoi Nupnau, kjo është detyrë e gjithë shoqërisë.
Qëllimi i takimit të nivelit të lartë "Lufta kundër korrupsionit: Inovacione kundër fuqisë së paligjshme", që QMBN e organizon në emër të Rrjetit Rajonal të Lidershipit dhe Integritetit në Evropën Juglindore (SELDI), është që bartësit kryesorë të politikave, shoqëria civile dhe bashkësia ndërkombëtare e zhvillimit të diskutojnë ide inovative dhe veprime urgjente për të ri-angazhuar qeveritë në rajon në luftën kundër korrupsionit, qarkullimeve të paligjshme financiare dhe korrupsionit strategjik. Në të njëjtën kohë, do të merren parasysh edhe boshllëqet juridike që mundësojnë larjen e parave, anashkalimin e sanksioneve dhe tregtinë e mallrave me dedikim të dyfishtë.
"Me takimin pritet të forcohen kapacitetet e organizatave civile në Ballkanin Perëndimor në nivel lokal, me njohuri për tendenca globale antikorrupsion, në mënyrë që të perceptohen drejtimet e reja të strategjive të donatorëve dhe implikimet e ndryshimeve gjeopolitike, duke përfshirë procesin e aderimit në BE", shprehen nga QMBN-ja.
Ngjarja është pjesë e projektit Shoqëria civile për qeverisje të mirë dhe antikorrupsion në Evropën Juglindore: Ndërtimi i kapaciteteve për përfaqësim në bazë të dëshmive, ndikimit të politikave dhe angazhimit të qytetarëve (SELDI.net), të financuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkëfinancuar nga Iniciativa e Evropës Qendrore.
Foto: MIA
Video: MIA