• e shtunë, 04 janar 2025

Kërkohen masa kujdesi për sulmuesin e dytë të sekretarit të klubit kulturor bullgar në Ohër

Kërkohen masa  kujdesi për sulmuesin e dytë të sekretarit të klubit kulturor bullgar në Ohër

Shkup, 22 shkurt 2023 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike Ohër në gjykatën kompetente ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së kujdesit kundër një personi nga Manastiri, për të cilin është iniciuar procedurë për veprën penale "lëndim i rëndë trupor"  në bazë të nenit 131 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 dhe në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal.

Siç bënë të ditur nga Prokuroria Publike, më 19 janar, i dyshuari së bashku me një person tjetër ndaj të cilit tashmë udhëhiqet procedurë dhe është ngritur akuzë, për urrejtje për shkak  të përkatësisë nacionalite dhe   etnike, kanë sulmuar një të dëmtuar i cili është prononcuar si bullgar, e ka goditur me duar dhe këmbë në kokë dhe trup dhe e ka lënduar rëndë. 

 "Prokurori publik kompetent i ka propozuar gjykatës për tash të dyshuarit   t'i caktojë këto masa - marrje të përkohshme të dokumentit të udhëtimit ose të dokumentit tjetër për kalim të kufirit shtetëror, gjegjësisht ndalesë për lëshim dhe ndalim të përdorimit të letërnjoftimit për kalimi të kufirit shtetëror, si dhe detyrim të lajmërohet   herë pas here – çdo 7 ditë tek një zyrtar i caktuar ose tek një organ kompetent shtetëror", kumtuan nga PP-ja.

 I dyshuari, sikurse edhe  i akuzuari i mëparshëm në këtë procedurë, pohon se ka vetëm shtetësi maqedonase. ar/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR