• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kërcënimet hibride, mbrojtja e infrastrukturës kritike dhe diplomacisë ushtarake të shtetit, pjesë e konferencës përfundimtare të projektit "Ekspertiza e papërdorur"

Kërcënimet hibride, mbrojtja e infrastrukturës kritike dhe diplomacisë ushtarake të shtetit, pjesë e konferencës përfundimtare të projektit

Shkup, 21 shkurt 2024 (MIA) - Konferenca dhe debati përfundimtar në të cilin do të prezantohen rezultatet e projektit "Ekspertiza e papërdorur" do të mbahet sot me fillim në orën 14 në amfiteatrin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Në konferencën, në të cilën është paraparë të marrin pjesë ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska dhe zëvendës shefi i misionit të ambasadës kanadeze, Dejvid Morgan, do të prezantohen studimet e përpunuara për ndërgjegjësim për kërcënimet hibride dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe për diplomacinë ushtarake të shtetit, si dhe gjetjet nga anketa e kryer dhe eksperimenti shoqërir me karakteristika të pranueshme dhe të njohura për politikanët.

Eksperimentet sociale të realizuara i kushtohen karakteristikave dhe pranueshmërisë së karakteristikave të politikanëve në Maqedoninë e Veriut, përkatësisht perceptimeve politike për çështjet gjinore, marrëdhëniet e jashtme, kultura mediatike dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Instituti PRESPA projektin e realizon në partneritet financiar me Ambasadën e Kanadasë në Maqedoninë e Veriut dhe Fondin kanadez për iniciativa lokale. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR