• e hënë, 23 dhjetor 2024

Juventusi mund ta shkëmbejë Kiezën për Sançon ose Grinvudin

Juventusi mund ta shkëmbejë Kiezën për Sançon ose Grinvudin

 Torino, 22 qershor 2024 (MIA) - Drejtuesit e Juventusit mund ta shkëmbejnë anësorin Federiko Kiezën për një nga sulmuesit e Mançester Junajted Xhejdon Sançon ose Mejson Grinvudin, pretendon "La Gazzetta dello Sport".

 Sipas mediave italiane, kjo çështje do të zgjidhet pas Kampionatit Evropian në Gjermani.

 Kieza luan për kombëtaren italiane.

 Sezonin e kaluar futbollisti 26-vjeçar mori pjesë në 39 ndeshje në të gjitha ndeshjet,  në të cilat shënoi 10 gola dhe tre asistime. Kontrata e lojtarit është deri në verën e vitit 2025.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR