• e hënë, 23 dhjetor 2024

Juventusi e shet Kiezën për të siguruar mjete për transferimin e Sanços

Juventusi e shet Kiezën për të siguruar mjete për transferimin e Sanços

Torino, 8 korrik 2024 (MIA) - Sulmuesi i Juventusit, Federiko Kieza mund të largohet nga klubi i Torinos, raporton "Calciomercato". 

"Zonja e vjetër" është gati ta shesë italianin 26 vjeçar për të marrë fonde për transferimin e sulmuesit të Mançester Junajtedit, Xhejdon Sanço.

Juventusi tani po diskuton kushtet në të cilat 24-vjeçari anglez mund të nënshkruajë kontratë.

Sezonin e kaluar Kieza luajti 37 ndeshje në të gjitha garat, shënoi 10 gola dhe dy asistime.

Kieza luajti për kombëtaren italiane në Euro 2024, pa shënuar gol në katër ndeshje. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR