• e hënë, 23 dhjetor 2024

Joveski: Të mos përdoren rastet si "Onkologjia", "Llaskarca" dhe "Besa trans" për mbledhje të pikëve politike

Joveski: Të mos përdoren rastet si

Shkup, 13 tetor 2023 (MIA) - Prokurori shtetëror publik Lubomir Joveski sot, nga Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet, apelon që deputetët të mos i përdorin "Onkologjinë", "Llaskarcën" dhe "Besa Transin" për marrje të pikëve politike sepse rastet e tilla, siç përmendi, janë të rënda dhe askush nuk duhet të luajë me ndjenjat e qytetarëve.

Sipas Joveskit, duhet të veçohet se Prokuroria Publike është organ i ndjekjes penale, e jo inspektorat apo ndonjë revizor. Prokuroria, thekson Joveski është përgjegjëse në momentin kur ka vepër penale dhe kur ka dënim për atë vepër penale.

Ai përshëndeti nismat e deputetëve të grupeve të ndryshme parlamentare për zbardhjen e rastit  "Onkologjia".

"Është vërtet e vështirë të luash me ndjenjat e familjeve të të vrarëve në aksidentet e fundit, "Laskarca" dhe "Besa Trans". Prokuroria ka përfunduar hetimet për rastin "Laskarca" pa kaluar gjashtë muaj dhe ka dorëzuar aktakuzën përkatëse në Gjykatë. Ejani në Prokurori do t'ju dokumentoj. Në rastin e "Besa Trans"-it, Prokuroria ka ngritur aktakuzë e cila është nën juridiksionin e procedurës gjyqësore dhe prandaj bëj ankesë, të gjitha këto raste janë të vështira, të mos luajmë me ndjenjat e qytetarëve për hir të fitimit apo humbjes së disa pikëve politike", theksoi Joveski, duke iu përgjigjur deputetit të VMRO-DPMNE-së, Petar Risteski.

Joveski theksoi se ka lexuar raportin e revizionit për Klinikën e Onkologjisë, i cili ka konstatuar parregullsi në punën e Klinikës.

Paraprakisht, deputeti Risteski ka akuzuar se Prokuroria për "Onkologjinë" ka reaguar pasi ka dëgjuar zërin e mediave, shumë më vonë se publikimi i raportit të revizorit me të cilin janë konstatuar parregullsi në funksionimin e kësaj Klinike. Ai e pyeti Joveskin nëse nuk ndjen përgjegjësi morale për këtë.

Sipas tij, për skandalin e "Onkologjisë" duhet të ketë përgjegjësi politike, morale dhe penale.

Në çdo moment pritet të nisë vazhdimi i pasdites së Komisionit parlamentar për Financim dhe Buxhet, në rendin e ditës së të cilit është raporti i revizionit për "Onkologjinë". sa/

foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR