• e hënë, 23 dhjetor 2024

Joveski pohon se për rastin me zjarrin në Spitalin modular në Tetovë nuk ka pasur përpjekje për ndikim dhe presione

Joveski pohon se për rastin me zjarrin në Spitalin  modular në Tetovë nuk ka pasur përpjekje për ndikim dhe presione

Shkup, 4 tetor 2023 (MIA) - Prokurori Publik Lubomir Joveski në Kuvend përmes postës ka dërguar përgjigje për interpelancën që për punën e tij në rastin me zjarrin në Spitalin modular në Tetovë ku humbën jetën 14 persona e dorëzuan deputetët e partive opozitare të shqiptarëve - Besa, Aletrnativa dhe Lëvizja Demokratike. Joveski, në letër, siç thekson, me përgjegjësinë më të madhe deklaron se asnjëherë në asnjë moment gjatë procedurës për këtë rast nuk ka pasur përpjekje për ndikim dhe presione.

Në përgjigje të kërkesës  për interpelancën, prokurori publik citon se për këtë ngjarje tragjike, për veprimet  që i ndërmerr Prokuroria Publike, opinioni vazhdimisht është njoftuar pa e prishur rrjedhën e procedurës, e cila në një pjesë tashmë ka përfunduar me gjykim.

"Megjithatë, interpelanca e paraqitur për këtë rast vërtetoi edhe një herë se "Institucioni që unë drejtoj është vazhdimisht i ekspozuar ndaj sulmeve të pabaza dhe tentativave për diskreditim, të cilat në fund të fundit janë  një nga arsyet kryesore të besimit të ulët të publikut ndaj organeve gjyqësore në përgjithësi". Shkak për këtë interpelancë janë pretendimet e paverifikuara dhe të paargumentuara në një tekst gazetaresk, i cili manipulon në mënyrë të papërgjegjshme ndjenjat e të prekurve nga kjo tragjedi dhe në opinionin e gjerë, por me sa duket edhe te disa prej deputetëve, krijon perceptime të gabuara për rrjedhën e këtij rasti", shkruan në përgjigjen e prokurorit publik.

На Институтот за судска медицина завршена е обдукцијата на телата  донесени од Тетово, по пожарот што во вторникот ја изгоре модуларната болница во која се лекуваа болни од Ковид-19.

Siç thotë ai, në interes të së vërtetës, edhe një herë shpjegon në detaje dhe plotësisht procedurën, e cila që në fillim është zhvilluar "me përgjegjësi, paanshmëri dhe në përputhje me të gjitha rregulloret ligjore".

Joveski thekson se që nga fillimi, menjëherë pas ngjarjes, një ekip i tërë i prokurorëve i përbërë nga të gjithë prokurorët publikë në Prokurorinë Themelore Publike Tetovë dhe dy prokurorë publikë nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, të cilët kanë qenë në detyrë në momentin e ngjarjes u ngarkuan të kryenin një hetim dhe të merrnin përsipër të gjitha veprimet e nevojshme për përcaktimin e shkaqeve.

Joveski thekson se aktakuza bazohet në provat e siguruara dhe raportet e ekspertëve, të cilat përfshijnë - konstatimet e ekspertëve të Departamentit për Hetime dhe Ekspertiza Kriminalistike-Teknike në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ekspertizë zyrtare nga Instituti për Mjekësi Ligjore pranë Shërbimit Penal Federal dhe Laboratori nga Gjermania, konstatimet e ekspertit elektro-inxhinier, ekspertiza e Fakultetit Teknologjik Metalurgjik, e cila e ka ekzaminuar shpejtësinë e djegies së të gjitha materialeve të përdorura për spitalin, si dhe ekspertiza e Fakultetit Elektroteknik në Shkup lidhur me përputhshmërinë e instalimit të kryer me rregulloret ligjore për këtë lloj ndërtimi.

Të gjitha këto dëshmi dhe ekspertiza janë të kompletuara, nuk kundërshtohen dhe qartë e konfirmojnë arsyen e zjarrit, por edhe përgjegjësia e personave zyrtarë", theksohet në letër.

Lidhur me pyetjet e interpelancës se cilat janë parregullsitë  në procedurën e tenderit për ndërtimin e spitaleve modulare si dhe nëse dhe pse Prokuroria nuk i konsideron si relevante këto rrethana në vetë aktakuzën, Joveski u përgjigj se "parregullsitë eventuale në procedurën e tenderit po hetohen në këtë rast në të cilin në procedurë parahetuese vepron Prokuroria Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit".

 "Dokumentacioni i kërkuar dhe i siguruar në këtë rast është i gjerë dhe ka të bëjë me furnizimin publik për ndërtimin e disa objekteve, nën kontroll dhe në suaza të projektit të veçantë të financuar nga Banka Botërore. për këto arsye, duhet  kohë për analizat për të gjitha ato dokumente dhe konfirmimi i parregullsive eventuale. Në suaza të procedurës të prokurorisë Themelore Publike në Tetovë, e cila direkt i ka hetuar arsyet e zjarrit, ato arsye ishin pa dyshim të konfirmuara me disa ekspertiza dhe në asnjë mënyrë nuk ishin të lidhura me dokumentet e tenderit", thekson Jovevski.

Ai thekson se nga vetë fillimi i hetimit, Prokuroria përmes bashkëpunimit juridik ndërkombëtar ka kërkuar ndihmë juridike nga ekspertët gjermanë të cilët i hetuan arsyet e zjarrit.

За 10 мај се одложи денешното рочиште во Основниот суд во Тетово на кое требаше да се одржат завршните зборови на Обвинителството и одбраната на обвинетите кои се товарат за неколку кривична

Në pyetjen se pse prokurori që e udhëhoqi procedurën për spitalet modulare u largua nga ajo pozitë dhe cilat janë rezultatet e procedurës që është realizuar, Joveski pohoi se asnjë prokuror publik që e ka udhëhequr procedurën nuk është larguar nga funksioni por thekson se "njëra nga prokuroret publike në PTHP Tetovë të cilët në fillim u përfshinë në këtë rast, u shkarkua nga funksioni me vendim të komisionit disiplinor të Prokurorisë Publike, të konfirmuar nga Këshilli i Prokurorëve Publikë".

Pas çdo vendimi në këtë lëndë  qëndron një ekip prokurorësh publikë, të cilët edhe krahas punës së përkushtuar, siç citon, pas shpalljes së tekstit gazetaresk, janë direkt të ekspozuar në sulme dhe kritika të pabaza.

Duke iu drejtuare deputetëve, Joveski kërkoi që ata me ndikimin e tyre politik dhe shoqëror të nxisin krijimin e klimës në të cilën prokurorët publikë do të munden në mënyrë të paanshme dhe të përgjegjshme ta kryejnë detyrën e tyre. sa/

Foto. Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR