• e diel, 22 dhjetor 2024

Joveski: Për “Behtel dhe Enka” kërkohet dokumentacion, në rastin “pasaportat” dëshmi të caktuara tregojnë për keqpërdorime në procedura

Joveski: Për “Behtel dhe Enka” kërkohet dokumentacion,  në rastin “pasaportat”  dëshmi të caktuara tregojnë për keqpërdorime në procedura

Shkup, 7 prill 2023 (MIA) - Për rastin "Behtel dhe Enka" nga institucionet kompetente kërkohet dokumentacion i caktuar, ndërsa po merren edhe mjete të tjera dëshmuese, por për momentin nuk mund të kumtohen më shumë detaje, tha sonte prokurori shtetëror Lubomir Joveski .

Në emisioni në televizionin Telma, Joveski  përmendi se Prokuroria për të gjizha shkrimet apo komentet në media nuk është mirë menjëherë të hapë hetim.Duhet këto dyshime   të ngrihen në një nivel më të lartë që të mund të hapet procedurë sipas zërave. 

 "Kemi marrë konkretisht duke pasur parasysh që kërkohet dokumentacion i caktuar, po ndërmerren mjete të tjera dëshmuese. Dokumentacioni kërkohet nga institucionet kompetente. Për momentin në të cilin ndodhet lënda tani, nuk do të mund të kumtoja më shumë detaje. Prokuroria ka hapur  lëndë sipas zërave lidhur me tenderët për  mbikëqyrjen e autostradave. Ka hapur edhe lëndë të tjera, por duhet të pranoni se për disa lëndë nuk mund të kumtojmë detaje në opinion në pjesën e procedurës, deri ku janë lëndët", theksoi prokurori shtetëror.

 Lidhur me lëndën “pasaporta”, Joveski informon se janë ndërmarrë shumë masa, jo vetëm në kuadër të institucioneve tona, por edhe në bashkëpunim me organet e tjera shtetërore. Dëshmi të caktuara, potencoi prokurori, tregojnë në keqpërdorime të caktuara në procedura.

 "Duhet të pranoni se bëhet fjalë për një temë komplekse. Disa dëshmi tregojnë në abuzime të caktuara në procedura. Një pjesë e madhe e dëshmive duhet të sigurohen me ndihmë juridike ndërkombëtare dhe në bashkëpunim me organet kompetente nga shtetet e tjera. Për momentin kur prokurori publik do të mbledhë dëshmi të mjaftueshme, atëherë do të hapet hetim ndaj personave konkretë. Në rastin konkret nuk mund të them se kur do të jetë, sepse pritet bashkëpunim me disa institucione nga jashtë", nënvizoi Joveski. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR