• e hënë, 23 dhjetor 2024

Joveski: Komisioni anketues del jashtë kompetencave të veta, do ta shkelë procedurën parahetimore të Prokurorisë

Joveski: Komisioni anketues del jashtë kompetencave të veta, do ta shkelë procedurën parahetimore të Prokurorisë

Shkup, 3 nëntor 2023 (MIA) - Prokurori shtetëror, Ljubomir Joveski sot para Komisionit anketues për rastin e Onkologjisë deklaroi se puna e këtij trupi është jashtë kompetencave të trupave të Kuvendit dhe konsideron se ai ka për qëllim ta çrregullojë punën e Prokurorisë.

"Gjithnjë e më shumë jam i bindur se nuk bëhet fjalë për gabim, por për dalje të kompetencave të trupave të Kuvendit me qëllim që të çrregullohet procedura parahetimore të cilën e zhvillon Prokuroria. Absolutisht nuk është me rëndësi se kush ka propozuar, dhe kush ka pranuar diçka të tillë. Prokurori publik nuk është as ekspert, as nuk mund të thirret për të dëshmuar për procedurë aktive penale. Atë e ndalon Kushtetuta, e cila qartë e definon ndarjen e pushtetit ligjdhënës, ekzekutiv dhe gjyqësor dhe e garanton pavarësinë e prokurorit publik si organ kompetent për ndjekje penale", tha prokurori publik Joveski.

Potencoi se debati i këtillë është në kundërshtim edhe me disa ligje të tjera, posaçërisht Ligjit për procedurë penale, me të cilin mbrohet fshehtësia e procedurës parahetimore dhe dëshmitë e siguruara në mënyrë ligjore, ndërkaq është në kundërshtim edhe me Rregulloren e Kuvendit.

Ai shfaqë bindje se lënda për Onkologjinë po zhvillohet në mënyrë profesionaëe dhe se do të dalë e vërteta, pa dallim të disa tentimeve për obstruksion. Sqaroi se i ndjekë mbëedhjet e Komisionit anketues dhe shpreson se deputetët të cilët nga foltorja thanë se kanë pasur të afërm, të cilët kanë qenë pacientë në Onkologji, nuk e thanë atë për të dëshmuar se sa janë të prekur nga rasti sepse pothuajse nuk ka fmaiëje në vend që nuk ka kaluar përmes traumave që i shkakton sëmundja.

Dokumentet dhe dëshmitë për të cilat dje publikisht foli lideri i opozitës, Joveski konsideron se duhet t'i parashtrohen Prokurorisë në mënyrë që të mos lejohet kompromitimi i procedurës për pikë të imëta të politikës ditore.

pas fjalimit të tij, kryetarja e Komisionit anketues, Rashela Mizrahi theksoi se "ai është formuar në bazë të nenit 76 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe nenit 118 nga Rregullorja e Kuvendit so organ më i lartë në shtet".

Deputeti Petar Reistevski nga VMRO-DPMNE pyeti nëse me atë që nuk janë caktuar kurfarë masa për kryesit e këtij rasti nuk heshtet rasti dhe tërhiqet vëmendja nga dëshmitarët dhe hetimi. Joveski u përjgigj se pjesa më e madhe e këtyre pyetjeve janë në interes të Prokurorisë. 

Deputeti Lupço Prenxhov nga partia GROM parashtroi pyetje lidhur me spekulimet në opinion për shpenzimin e buxhetit në Klinikë. Ai dërgoi edhe apel të përshpejtohet hetimi dhe të përfshihen më shumë njerëz dhe energji, për qytetarët siç tha, të mos e humbin besimin në shëndetësi. Hetimi, thotë ai, të ketë epilog dhe përgjegjësia të ketë emër dhe mbiemër dhe kjo asnjëherë të mos përsëritet.

 Joveski u pajtua se ky rast duhet të përfundojë sa më shpejtë, në të cilin tha, maksimalisht punojnë prokurorët të cilët veprojnë në këtë çështje. Lidhur me faktet, thotë atë që e deklaroi deputeti se përhapen spekulime rreth furnizimit të barërave, gjithë kjo, theksoi ai, duhet të konfirmohet përmes dokumentacionit përkatës dhe nga ekspertë.

Në pjesën e pyetjeve për buxhetin, ai theksoi se e sjellë Kuvendi, por theksoi se ai nuk është i mjaftueshëm për të gjitha institucionet, ndërsa kjo ka të bëjë edhe me Prokurorinë.

Në pyetjen e deputetit të VMRO-DPMNE-së Zoran Kocevski nëse në mandatin e tij parahetimi do të kalojë në hetim dhe nëse do të ketë ndonjë zgjidhje, Joveski tha se është shumë mosmirënjohëse të parashikohen veprime dhe bindje se Prokuroria do të konfirmojë se kush ka keqpërdorur dhe ç'farë vepra penale ka kryer që ai do të ketë përgjegjësi.

Joveski tha se Prokuroria i siguron dëshmitë sipas Ligjit për procedurë penale në formë strikte dhe këtë e bën çdo ditë. Ai nënvizoi se për momentin Prokuroria nuk mund të japë të dhëna se për cilët persona dhe për cilat krime është drejtuar procedura e mëparshme. Ai nënvizoi se një nga detyrat bazë në suaza të hetimit në këtë rast dhe në bazë të dokumentacionit mjekësor për pacientë të caktuar është të konfirmohet mënyra e trajtimit të tyre, mënyra e dhënies së terapisë dhe nëse kjo është sipas dispozitave ligjore.

Lidhur me atë siç pyeti deputeti i opozitës Aleksandar Veljanovski, nëse ka pasur asgjësim të dëshmive për mbulimin e veprave penale të cilat mund të ndikojnë në cilësinë e hetimit, Joveski theksoi se detyra e Komisionit Anketues është konfirmimi i përgjegjësisë politike, por që edhe sot deputetët më shumë merren me një pjesë hetimore se sa në pjesën e konfirmimit të përgjegjësisë politike.

Deputeti i LSDM-së Nenad Koviq do të parashtrojë pyetje për sistemin KATO i cili është përmendur si zgjidhje e problemit, ndërsa i cili thotë, nuk ishte funksional dhe nëse Prokuroria mendon të hetojë nëse me furnizimin e tij është keqpërdorur buxhetit shtetëror dhe nëse do të ketë epilog. 

"Epilog do të ketë dhe duhet të ketë. Nuk bëhet fjalë për një ngjarje të parëndësishme por me të vërtetë për një situatë komplekse dhe Prokuroria këtë rast duhet ta hetojë deri në fund, ndaj nëse tregohet se sistemi KATO ka ndikuar kështu apo ashtu në pjesën e procesit të trajtimit të të sëmurëve sigurisht se do të merret parasysh", tha Lubomir Joveski. sa/ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR