• e shtunë, 23 nëntor 2024

Jolevski: Nëse ka pasur tregti me ndikim, është dashur të denoncohet me dëshmi konkrete

Jolevski: Nëse ka pasur tregti me ndikim, është dashur të denoncohet me dëshmi konkrete

Shkup, 27 prill 2023 (MIA) - Kryetari i Këshillit të prokuriorëve publikë, Antonio Jolevski në një deklaratë për  media ka theksuar se deklarata e prokurores publike Lençe Ristovska rreth asaj se Këshilli i prokurororëve publikë është burim i tregtimit me ndikim dhe duhet të reformohet është dërguar deri te Kodi i etikës në Prokurorinë publike dhe pas prononcimit të tyre, ata në seancë të veçantë do të marrin vendim konkret. Ai potencoi se nëse ka pasur tregtim me ndikim, është dashur t'i denoncojë me emëlr dhe mbiemër dhe me dëshmi konkrete.

"Megjithatë nëse e kemi marrë deklaratën, ne kemi diskutuar në lidhje me përmbajtjen e kësaj deklarata, nëse kjo deklaratë korrespondon me atë që është parashikuar në Kodin e etikës të prokurorëve publikë. Pë shkak të kësaj kemi vlerësuar se kjo deklaratë është dashur të dërgohet në Kodin e etikës të Prokurorisë publike që të njejtat të prononcohen lidhur me deklaratën  nëse ka shkelje të caktuar të Kodit nga ana e saj me dhënie të një deklarate të këtillë dhe pasi që do ta marrim mendimin e Kodit të etikës do të caktojmë një mbledhje të posaçme, në të cilën do të marrim vendim të caktuar", theksoi Jolevski. 

Ai tha se si prokuror dujhet t'i dijë saktë procedurat, sepse, sip tha nuk mundesh kundër askujt të parashrosh diçka, e të mos mbështetet me dëshmi.  

"U përmend se që nga viti 2008 e këtej, Këshilli ka tregtuar me ndikime. Kjo është një periudhë e gjatë në të cilën ajo vetë u zgjodh në vitin 2013. Madje ajo është përzgjedhur në Prokurorinë speciale kur nuk ka pasur njoftim, por janë përzgjedhur me emrin dhe mbiemrin e dhënë nga prokurori special dhe nëse ka qenë ndonjë tregtim ndikimi atëherë nuk e di nëse ka qenë apo jo ndonjë vendim politik apo çfarëdo qoftë tjetër. Nuk po hyj në atë pjesë. Ajo pjesë nuk më shqetëson mua, sepse nuk kam qenë as anëtar i Këshillit. Të paktën duhet të kontrollohet përmbajtja që është prezantuar, por atë do ta kontrollojë Këshilli i etikës. Pastaj ne do të shohim. Nuk është korrekte dhe e drejtë deklarata kundrejt prokurorëve. Nëse ka pasur ndonjë ndikim, të raportohet me emër e mbiemër dhe me prova konkrete. Si prokuror duhet t'i dijë saktësisht procedurat. Ju nuk mund të nxirrni diçka kundër dikujt që nuk mbështetet me dëshmi. Nëse ajo kishte njohuri, është mirë ta ndajë atë. Pse? Nuk dua të përfshihem në faktin që kam bërë tregti, sepse nuk kam kontaktuar fare me njeri. Pse më fusin në të njëjtën shportë apo anëtarët e tjerë që diskutuam? Unë nuk dua të kem këtu një anëtar që u premton kandidatëve se do të zgjidhen ose do t'i detyrojë. Të gjithë votojmë njëlloj. Të gjithë kandidatët për ne janë të barabartë gjatë përzgjedhjes", tha ai

Jolevski potencoi se Këshilli merr raporte mujore për çdo prokuror në veçanti, sa lëndë ka përpunuar dhe sa ka në sirtar dhe theksoi se për prokuroren Ristovska dhe prokurorin Lubomir Lape nuk kanë asnjë të dhënë që punojnë nga viti 2019 pasi që janë kthyer në prokuroritë themelore publike. Ai tha se ata nuk kërkojnë konkretisht që të prononcohen rreth lëndëve, si veprojnë, po çka punojnë. mb/

Foto MIA

QËNDRONI TË LIDHUR