• e hënë, 23 dhjetor 2024

Jetëgjatësia në BE është ulur në vitin 2021 në 80,1, te ne në 73,2 vjet

Jetëgjatësia në BE është ulur në vitin 2021 në 80,1, te ne në 73,2 vjet

Shkup, 24 mars 2023 (MIA) - Në vitin 2021 jetëgjatësia në lindje në BE ishte 80,1 vjet. Në vitin 2019 jetëgjatësia në BE arriti 81,3 vjet, ndërsa pastaj u ul për 0,9 vjet në 80,4 në vitin 2020 dhe në vitin 2021 për edhe 0,3 vjet, sipas gjitha gjasave për shkak të rritjes së papritur të vdekshmërisë nga Kovid-19, tregojnë të dhënat e Eurostatit.

Jetëgjatësia te ne për një vit është ulur për 1,2 vjet nga 74,4 vjet në vitin 2020 në 73,2 në vitin 2021. Kjo është ulja e tretë me radhë, pas pikut prej 76,7 vjet në vitin 2018, pas rënies në 76,6 në vitin 2019 dhe 74,4 në vitin 2020.

Edhe në vitin 2021 në BE jetëgjatësia për gratë është 82,9 vjet, dhe mbetet më e lartë në krahasim me atë te burrat -77,2 vjet, njëjtë si edhe te ne -71,1 vjet për burra dhe 75,5 vjet për gra.

Nga vendet e rajonit jetëgjatësi më të vogël ka Bullgaria 71,4 vjet, pas çka vijon Sërbia me 72,8 vjet. Jetëgjatësi më të madhe se ne ka Mali i Zi – 73,8 vjet, Shqipëria – 75,5 dhe Kroacia me 76,7 vjet. 

Ndërmjet vitit 2002, viti i parë për të cilin janë në dispozicion të dhëna për të gjitha vendet anëtare të BE-së, dhe vitit 2021, jetëgjatësia në BE është rritur për 2,5 vjet nga 77,6 në 80,1 vjet. Rritja është dy vjet për gratë dhe 2,9 vjet për burrat. 

Në nivel të shtetit, jetëgjatësi më të lartë gjatë lindjes kanë Spanja – 83,3 vjet, Suedia – 83,1 vjet dhe Luksemburgu dhe Italia me nga 82,7 vjet, përderisa më të ulët Bullgaria – 71,4 vjet, Rumania – 72,8 vjet dhe Letonia – 73,1 vjet.

Sipas rajoneve në BE në vitin 2021 jetëgjatësi më të lartë kanë rajonet spanjolle në Madrid -85,4 vjet dhe Navara  – 84,8 vjet. Pastaj vijojnë Ishujt Aland në Finlandë me 84,6 vjet. Rajonet spanjolle Kastila dhe Leon – 84,3, si dhe rajoni italian Trento me 84,2 dhe Stokholmi me 84,1 vjet. 

Nga ana tjetër jetëgjatësi më të ulët kanë tre rajone në Bullgari - Rajoni Veri-Perëndimor me 69,7 vjet, Verior-Qendror – 70,4 dhe Jugor-Lindor – 71 vjet. Pastaj vijon rajoni bregdetar francez Majot me 71, 5 vjet, pastaj rajonet rumune Verior-Lindor -72 vjet dhe Jugor-Lindor -72,1 vjet, si dhe rajoni i Hungarisë veriore – 72,1 vjet. fc/

Fotografitë: Arkivi i MIA-s/Eurostat

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR