Jermak: Delegacioni ukrainas në Gjenevë bisedoi me përfaqësuesit evropian të sigurisë
- Shefi i kabinetit tëprresidentit të Ukrainës, Andrij Jermak sot kumtoi sot se delegacioni ukrainas ka biseduar me përfaqësuesit evropianë të sigurisë në Gjenevë.
Gjenevë, 23 nëntor 2025 (MIA) - Shefi i kabinetit tëprresidentit të Ukrainës, Andrij Jermak sot kumtoi sot se delegacioni ukrainas ka biseduar me përfaqësuesit evropianë të sigurisë në Gjenevë.
"Delegacioni ukrainas, i emëruar nga presidenti (Volodimir) Zelebski, ka filluar me punë në Gjenevë. Ai zhvilloi takimin e tij të parë me Xhonatan Pauel, Emanuel Bon dhe Ginter Zauter, këshilltarë të sigurisë kombëtare të liderëve të Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë, publikoi Jerman në platformen Iks.
Ai shtoi se vijojnë bisedime me delegacionin amerikan dhe se delegacioni ukrainas është në një "disponim shumë konstruktiv".
Jermak theksoi se për sot është planifikuar "një seri takimesh në formate të ndryshme" dhe se Ukraina vazhdon të punojë së bashku me partnerët ndërkombëtarë për të arritur "një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë për Ukrainën".
Në përbërjen e delegacionit ukrainas, të udhëhequr nga Jermak, janë sekretari i Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Ukrainës, Rusten Umerov, shefi i Drejtorisë kryesore të inteligjencës (GUR) të ministrisë së Mbrojtjes, Kirill Budanov, shefi i Shtatmadhorisë së forcave të armatosura të Ukrainës, Andrij Gnatov dhe përfaqësues të tjerë të lartë. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s