Jehona në Strugë deri në orën 15 23 për qind, në Vevçan 45 për qind
- - Deri në orën 15 në Strugë 23 për qind nga gjithsej 60.894 votues e kanë realizuar të drejtën e tyre të votës në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, ndërsa në Vevçan kanë votuar 45 për qind prej 2.072 votuesve të regjistruar.
- Post By Fitore Curri
- 16:58, 24 prill, 2024

Strugë, 24 prill 2024 (MIA) - Deri në orën 15 në Strugë 23 për qind nga gjithsej 60.894 votues e kanë realizuar të drejtën e tyre të votës në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, ndërsa në Vevçan kanë votuar 45 për qind prej 2.072 votuesve të regjistruar.
Kryetarët e komisioneve komunale zgjedhore, Minir Zhuta dhe Menka Kukoska informojnë se votimi zhvillohet pa kurrfarë dëmtimesh në procesin e zgjedhjeve.
Kutitë e votimit në dy komunat ishin hapur në mëngjes në orën 7.
Në Komunën e Strugës votohet në 101 vendvotime, përderisa në Vevçan qytetarët të drejtën e tyre të votës mund ta realizojnë në tre vendvotime. fc/
Fotografia: MIA