• e hënë, 23 dhjetor 2024

Java globale e parave 2023: "Planifikojini paratë, mbillni të ardhmen!"

Java globale e parave 2023:

Shkup, 20 mars 2023 (MIA) - "Planifikojini paratë, mbillni të ardhmen!" është tema e Javës globale të parave që këtë vit fillon sot dhe do të zgjasë deri më 26 mars, ndërsa e shënojnë rregullatorët financiar në bashkëpunim me asociacionet dhe institucionet nga sektori privat dhe civil, aktive në domenin e edukimit financiar.

Java globale i kushtohet qëndrueshmërisë dhe ngritjes së vetëdijes nga pasojat e individuale financiare jo vetëm ndaj së ardhmes financiare, por edhe ndaj mjedisit jetësor dhe shoqërisë.

Siç informon Banka Popullore, aktivitetet kryesisht do të zhvillohen përmes ligjëratave dhe publikimeve të materialeve edukative në ueb-faqet e institucioneve dhe rrjeteve sociale. Ligjëratat do tu dedikohen nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme nga vendi ynë, si dhe fakultetet, në tema nga sfera të cilat i mbulojnë institucionet, në lidhje me funksionimin e sistemit financiar. 

"Nxënësit munden në temë të marrin pjesë në aktivitete përmes të cilave do të theksohet rëndësia e vendimeve financiare për qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe financiare. Kjo temë i nxit të rinjtë gjatë sjelljes së vendimeve financiare të shohin në afat të gjatë dhe ta kenë parasysh ndikimin ndaj mjedisit jetësor dhe shoqërisë", bën të ditur Banka Popullore.

Banka Popullore do të organizojë karvan edukativ për nxënësit e shkollave fillore nga mjediset rurale përmes ligjëratave virtuale, kuizit edukativ për nxënësit e një shkolle të mesme ekonomike dhe ligjëratë virtuale për studentët e një fakulteti. Gjatë kohës së Javës globale të parave do të mbahet edhe gara kombëtare për Kuzin Evropian të parave në vitin 2023 në organizim të të cilit është përfshirë edhe Banka Popullore. Gjithashtu, do të shpërndahen publikime për aktivitete të realizuara në rrjete sociale. 

Në nivel botëror, Java globale e parave shënohet nga viti 2012, me ndërprerje të vetme në vitin 2020 për shkak të pandemisë, në organizim të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Kjo nismë globale, e cila deri më tani shënohet në më shumë se 176 vende të botës, në të cilën janë përfshirë 53 milionë fëmijë dhe rë rinj, e ngrit vetëdijën te të rinjtë për edukim financiar dhe i rrit njohurit e tyre për paratë, kursimin, punësimin dhe sipërmarrësinë. Për çdo vit, të rinjtë bisedojnë, lexojnë dhe mësojnë për sistemet ekonomike dhe financiare përmes aktiviteteve të ndryshme të cilat i zbatojnë institucionet financiare dhe arsimore. fc/

Fotografia: Banka Popullore

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR