• e diel, 22 dhjetor 2024

Japonia ka hyrë në recesion, Gjermania u bë fuqia e tretë më e madhe ekonomike

Japonia ka hyrë në recesion, Gjermania u bë fuqia e tretë më e madhe ekonomike

 Tokio, 15 shkurt 2024 (MIA)  - Japonia, për shkak të konsumit të dobët të brendshëm,   ka hyrë në recesion dhe e ka humbur pozitën e ekonomisë së tretë më të madhe në botë, të cilën tani e ka marrë Gjermania.

Prodhimi i Brendshëm Bruto është ulur për 0.4 për qind në tre muajt e fundit të vitit 2023, bënë të ditur sot autoritetet. 

Në tremujorin paraprak, ekonomia ka rënë për 3.3 për qind. Çdo rënie e lehtë e prodhimit kombëtar bruto real për dy ose më shumë tremujorë radhazi konsiderohet për recesion. 

 Ekonomistët në fakt kanë pritur  që të dhënat e reja të tregojnë rritje të PBB-së së Japonisë me më shumë se një për qind.

Nga ana tjetër, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në tetor parashikoi  se Gjermania me siguri do ta mbërrojë Japoninë dhe do të bëhet ekonomia e tretë më e madhe në botë. 

 Ekonomisti Nil Njuman për Bi-Bi-Si-në  tha  se shifrat e fundit tregojnë se në vitin 2023 ekonomia e Japonisë do të jetë rreth 4.2 trilionë dollarë, ndërsa e Gjermanisë 4.4 trilionë dollarë.

"Kjo është për shkak të dobësisë së monedhës japoneze kundrejt dollarit dhe nëse jeni rikuperohet vendi mund ta kthejë  vendin e tretë", shtoi Njumani. 

Për shkak të të dhënave më të fundit, Banka Qendrore e Japonisë mund tështyjë më tej vendimin e saj të shumëpritur për rritjen e shpenzmeve të huamarrjes. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR