• e martë, 30 korrik 2024

Japonia dhe Australia më të suksesshmet pas ditës së dytë të Lojërave Olimpike

Japonia dhe Australia më të suksesshmet pas ditës së dytë të Lojërave Olimpike

Paris, 29 korrik 2024 (MIA) - Me katër medalje të fituara të arit, Japonia dhe Australia janë lidere në listën e vendeve medaliste në Lojërat olimpike në Paris.

Me nga tre medalje ari nga pozicioni i tretë në të gjashtë janë SHBA-ja, Franca, Koreja dhe Kina.

Italia, Kazakistani, Belgjika, Gjermania, Hong-Kongu dhe Uzbekistani kanë fituar nga një dekoratë ari.

Gjithsej 21 shtete kanë marrë të paktën nga një medalje, më shumë kanë amerikanët - 12. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR