• e martë, 30 korrik 2024

Perez do ta mbajë vendin e tij në Red Bull deri në fund të sezonit

Perez do ta mbajë vendin e tij në Red Bull deri në fund të sezonit

Londër, 30 korrik 2024 (MIA) -Vozitësi i Formula 1, Serhio Perez, nuk do ta braktisë ekipin e Red Bullit deri në fund të sezonit.

Sipas "The New York Times" në ekip është biseduar për ndryshime në përbërjen e pilotëve. Si rezultat i bisedave të tyre, është vendosur që Perez të mbahet të paktën deri në fund të sezonit në vijim.

Paraprakisht shefi i Red Bullit, Kristian Horner i përgënjeshtroi informacionet për ndërrimin e Perezit.

U paraqitën informacione se vozitësi i RB, Daniel Rikiardo dhe vozitësi rezervë i Red Bullit, Liam Loson do të realizojnë teste të cilat do të jenë kyçe për caktimin e përbërjes së ekipit. sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR