• e hënë, 23 dhjetor 2024

Jankoviq është kthyer në Kosovë, njoftoi shefja e diplomacisë kosovare

Jankoviq është kthyer në Kosovë, njoftoi shefja e diplomacisë kosovare

Prishtinë, 19 prill 2024 (MIA) - Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq është rikthyer në Kosovë, ka bërë të ditur ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gervalla, njoftojnë mediat e Prishtinës.

Jankoviq të mërkurën është arrestuar në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, konkretisht në vendkalimin Jarinjë dhe më pas është dërguar në Rashkë.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka reaguar pas lirimit të zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq nga Serbia.

Gërvalla paraprakisht u shpreh se ky arrestim i Jankoviqit ishte një prej akteve të dëshpëruara hakmarrëse të Serbisë pas votës masive të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësim të Kosovës në këtë organizatë.

“Sapo u njoftova nga përfaqësuesi i zyrës së Republikës së Kosovës në Serbi, ambasadori Jetish Jashari se pas presionit të madh ndërkombëtar, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq sapo është liruar dhe ndodhet rrugës për në Kosovë”, shkroi Gërvalla në Fejsbuk. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR