• e hënë, 23 dhjetor 2024

Janevska-Gir: Po punojmë me përkushtim për të krijuar një sistem arsimor evropian për nxënësit

Janevska-Gir: Po punojmë me përkushtim për të krijuar një sistem arsimor evropian për nxënësit

Shkup, 17 korrik 2024 (MIA) - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, sot ka zhvilluar takim pune me shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, Dejvid Gir, ku është biseduar për forcimin e bashkëpunimit dhe zbatimin e projekteve për avancimin e sistemit arsimor kombëtar.

Siç kumtuan nga MASH, duke u falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme nga Bashkimi Evropian në proceset reformuese, ministrja theksoi se vendi do të vazhdojë të punojë me përkushtim me BE-në dhe në frymën e partneritetit dhe vlerave të përbashkëta, do të zbatojë aktivitetet e Agjendës së Reformës 2024-2027 që synojnë drejt përmbushjes së objektivave të Planit të Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor.

"Pjesëmarrja aktive e vendit në realizimin e agjendës evropiane nëpërmjet fondeve IPA, programeve të mobilitetit, na japin besimin se nxënësit tanë së shpejti do të edukohen përmes një sistemi arsimor modern europian. Sistemi i ri për monitorimin digjital të të arriturave të nxënësve, përkatësisht ditari elektronik, i cili po ashtu është zhvilluar me mbështetjen e BE-së, është vetëm një hallkë në zinxhirin e zbatimit të standardeve moderne arsimore", theksoi Janevska.

Ministrja Janevska e njohu ambasadorin Gir me politikat e Qeverisë së re në fushën e arsimit dhe shkencës, duke theksuar se situata është e tillë që kërkon veprim të njëkohshëm në të gjitha segmentet e dikasterit, theksojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. ls/ 

Foto: MASH

 

QËNDRONI TË LIDHUR