Janevska: Shkollat janë të sigurta, fëmijët janë të sigurt
- Shkollat janë të sigurta, fëmijët janë të sigurt. Ajo që duhet të bëjnë është të mësojnë më shumë, porositi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 13:11, 30 mars, 2025

Shkup, 30 mars 2025 (MIA) - Shkollat janë të sigurta, fëmijët janë të sigurt. Ajo që duhet të bëjnë është të mësojnë më shumë, porositi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska.
Ajo shtoi se sipas informacioneve që disponon, janë kryer të gjitha kontrollet e sigurisë si në shkollat fillore ashtu edhe në ato të mesme dhe se janë të sigurta.
"Sipas informacioneve që marrim nga Bashkësia e NJësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL), tashmë janë kontrolluar shkollat nën ingerencat e komunave, janë kontrolluar edhe shkollat shtetërore nën juridiksionin ingerencë të MASH-it, dhe porosia për prindërit është se janë të sigurt", tha ministrja, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve para mbajtjes së Forumit të Tretë Ekonomik të Grave.
Çështja për sigurin e shkollave u hap pas ngjarjes tragjike në Koçan kur zjarri shpërtheu në një klub nate, ku humbën jetën 59 persona dhe mbi 200 të tjerë u lënduan.
Pas ngjarjes, autoritetet morën masa për inspektimin e objekteve hotelierike në vend, si dhe institucioneve shtetërore, përfshirë kopshtet dhe shkollat.
Foto: Arkivi i MIA-s