• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Janevska - Rokas: Bashkëpunimi me BE-në është me rëndësi thelbësore për realizimin e ndryshimeve të planifikuara arsimore

Janevska - Rokas: Bashkëpunimi me BE-në është me rëndësi thelbësore për realizimin e ndryshimeve të planifikuara arsimore

Shkup, 27 shtator 2024 (MIA)- Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska sot u takua me ambasadorin e sapoakredituar të delegacionit të Bashkimit Evropian, Mihalis Rokas.

Duke i uruar mandat të suksesshëm, ministrja Janevska e falënderoi ambasadorin Rokas për mbështetjen e vazhdueshme të BE-së në procesin e reformimit të sistemit arsimor kombëtar. Në takim i prezantoi aktivitetet aktuale dhe planin për arsim më cilësor në të gjitha nivelet.

“Aspirata për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian vazhdon të jetë një stimul i rëndësishëm social dhe faktor i rëndësishëm kohezioni për qytetarët e Maqedonisë, të cilët, nga ana tjetër nga ne si Qeveri presin arsim bashkëkohor. Ne jemi këmbëngulës në vendosmërinë tonë për të zbatuar ndryshimet që kemi prezentuar në fillim të mandatit tonë. Optimizmi dhe vendosmëria ekziston, ndërsa bashkëpunimi me Bashkimin Evropian është i një rëndësie thelbësore për arritjen e qëllimit të caktuar”, tha Janevska në takim.

Ambasadori evropian tregoi gatishmërinë e BE-së që edhe më tej të vazhdojë të jetë partner i përkushtuar i vendit në ndërtimin e një sistemi arsimor bashkëkohor i cili do të arsimoj qytetarët evropianë.

Foto: Ministria e Arsimit dhe Shkencës

 

QËNDRONI TË LIDHUR