Janevska: Po bëjmë përpjekje t'i sigurojmë asistentët e njejtë arsimorë të punojnë me dëmijët e njejtë edhe këtë vit shkollor
- Po bëjmë përpjekje të mëdha t'i sigurojmë asistentët e njejtë arsimorë të punojnë me dëmijët e njejtë edhe këtë vit shkollor dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës po mbledhë të dhëna nga shkollat për atë se cilët fëmijë kanë punuar me cilët asistentë, por megjithatë, duhet të realizohen disa orë - fëmija të ketë nevojë për asistent edhe mët ej, si dhe prindërit të jenë të kënaqur nga ai asistent, deklaroi sonte minsitrja e Arsimit dhe Shkenës, Vesna Janevska gjatë pjesëmarrjes në "Lajme plus" në TV Kanal 5.
- Post By Arta Bunjaku
- 21:17, 6 gusht, 2025
Shkup, 6 gusht 2025 (MIA) - Po bëjmë përpjekje të mëdha t'i sigurojmë asistentët e njejtë arsimorë të punojnë me dëmijët e njejtë edhe këtë vit shkollor dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës po mbledhë të dhëna nga shkollat për atë se cilët fëmijë kanë punuar me cilët asistentë, por megjithatë, duhet të realizohen disa orë - fëmija të ketë nevojë për asistent edhe mët ej, si dhe prindërit të jenë të kënaqur nga ai asistent, deklaroi sonte minsitrja e Arsimit dhe Shkenës, Vesna Janevska gjatë pjesëmarrjes në "Lajme plus" në TV Kanal 5.
Në pyetjen nëse ekziston mundësi që ai asistent shkollor i cili është paraqitur vitin e kalaur t'i ndahet fëmijë[s së njejtë i cili edhe këtë vit ka nevojë për asistent arsimor, Janevska thotë se Ministria po përpiqet t'i përmbushë kushtet dhe të mbledhë të dhëna nga shkollat, duke cekur rast ku një fëmijë i klasës së nëntë ka kaluar në vitin e parë të arsimit të mesëm, por shkolla nuk e ka informuar MASH-in.
Lidhur me punësimin e asistentëve arsimorë në kohë të pacaktuar nëpër shkolla, janevska tha se ende nuk ka një mundësi të tillë, por, thotë, asistentët të cilët kanë punuar me vite me fëmijë me pengesa duhet të kenë stabilitet, prandaj, theksoi, Ministria kërkon mënyrë që t'u sigurojë vazdimësi përmes rregullimin të akteve nënligjore të cilat do të vlenin nga viti i ardhshëm.
U bëri thirrje asistentëve arsimorë të paraqiten në dy konkurset të cilët janë publikuar për momentin për dy shkolla të mesme në vend. Konkursi, theksoi, shpallet për herë të dytë, sepse, siç tha, nuk janë paraqitur numër i mjaftueshëm i asistentëve herën e parë. ab/
Foto: printskrin