• e enjte, 27 qershor 2024

Janevska: Në shtator do të ketë libra për shkollat fillore dhe një pjesë më të madhe për shkollat e mesme

Janevska: Në shtator do të ketë libra për shkollat fillore dhe një pjesë më të madhe për shkollat e mesme

Shkup, 26 qershor 2024 (MIA) - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska sot deklaroi se për nxënësit do të ketë libra në vitin e ri shkollor i cili fillon në shtator.

"Po, në shtator do të ketë libra. Për shkollën fillore do të ketë libra për të gjithë dhe për shkollat e mesme do të ketë një pjesë më të madhe të librave", deklaroi Janevska e cila mori pjesë në vënien e gurthemelit të shkollës fillore në Draçevë.

Aty ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Hristian Mickoski i cili tha se bashkë me ministren e Financave janë duke punuar në rebalancin e buxhetit dhe se Qeveria do të bëjë gjithçka për të siguruar libra për vitin e ri shkollor. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR