• e hënë, 23 dhjetor 2024

Janevska: MASH-i me ligj do ta zyrtarizojë arsimin dual

Janevska: MASH-i me ligj do ta zyrtarizojë arsimin dual

Shkup, 5 shtator 2024 (MIA) - Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) përmes ligjit të ri do ta zyrtarizojë arsimin dual në sistemin e arsimit të mesëm, i cili deri më tani ka funksionuar në bazë të vullnetit të mirë, konfirmoi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

"Po krijojmë ligj tërësisht të ri në komunikim komplet dhe të vazhdueshëm me Odën ekonomike. Në të do të rregullohen marrëdhëniet mes shkollave dhe sektorit afarist dhe do të mundësojmë të marrë formë legale e cila deri më tani ishte bazuar në vullnet të mirë, ndërsa e vendosi Oda ekonomike. BËhet fjalë për konceptin e arsimit dual i cili tashmë disa vite po zhvillohet në vendin tonë dhe i cili përgatitë gjenerata të nxënësve me arsim cilësor në mënyrë që të dalin në tregun e punës, por gjithashtu nëse dëshirojnë ta vazhdojnë proceisn e vet arsimor", tha ministrja Janevska gjatë vizitës së sotme në kompaninë "KAZ grup" në Shkup ku për të tretin vit po zbatohet arsimi dual për nxënësit e SHMQSH "Vllado Tasevski" Shkup në bashkëpunim me Odën ekonomike dhe Ambasadën zvicerane.

Siç sqaroi, koncepti përfshin punë të nxënësve nëpër kompani, përkatësisht në vendin e punës.

"Kjo do të thotë se sektori afarist paraqet partner tonin për çka unë me të vërtetë e falënderoj shumë, por gjithsesi e falënderoj pafundësisht Zvicrën dhe ambasadoren zvicerane pa të cilën ky koncept nuk do të ishte i këtillë siç është sot. Me forca të përbashkëta, biznesi, ambasadorja, por edhe ne Ministri, arritën të tërheqim shumë nxënës dhe ta ndryshojmë mendimin se arsimi i mesëm profesional nuk ka të ardhme apo se ndoshta është më pak i vlefshëm se gjimnazi", tha Janevska.

Këtë vit, siç theksoi, nga gjithsej 17 mijë nxënës të regjistruar në arsim të mesëm, madje 12 mijë janë regjistruar në arsim të mesëm profesionaë, ndërsa ka 62 shkolla me arsim dual në të cilat në vit të parë janë regjistruar katër mijë nxënës.

Ambasadorja zvicerane Veronik Ulman theksoi se i mbështesin reformat në arsimin profesional në vend, me qëllim, siç tha, të rinjtë të marrin vende dinjitoze të punës, ndërsa sektori privat të marrë fuqi pune me cilësi të lartë.

E potencoi rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta, të sektorit privat, të institucioneve për arsim profesional dhe të MASH-it së bashku me sektorin privat.

"Programi zviceran përfshin 12 mijë studentë, rreth 500 ndërmarrje. Ky partneritet mes MASH-it, KAZ grup dhe arsimit profesional, përkatësisht institucioneve është fillim i mirë. Gjithsesi shteti duhet të bëjë akoma më shumë në të ardhmen, megjithatë, konsideroj se e tërë shoqëria tërë këtë mund ta shohë si një mundësi të madhe dhe dëshiroj bashkëpunim të mëtutjeshëm", theksoi Ulman.

Drejtori ekzekutiv i Odës ekonomike, Antoni Peshev theksoi se para rreth 15 viteve në odë filluan të mendojnë për mungesën serioze të fuqisë së punës në industrinë tonë.

"Zgjidhja e vetme ishte të fillojmë të mendojmë se si atë kuadër ta prodhojmë këtu tek ne në shtet. Kjo që po ndodhë sot është vetëm konfirmim se ishim në rrugën e vërtetë. Ajo që na gëzon shumë është se krahas mbështetjes që e kemi nga Zvicra dhe nga disa shtete të cilat posaçërisht dëshirojnë të na ndihmojnë ta vendosim këtë sistem pas shumë viteve, përfundimisht kemi edhe prëgjigje nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e cila është e gatshme ta vendosë në kuadër të ligjit", tha Peshev.

Në pesë vitet e fundit, siç tha, nga 10 të parët, numri i kompanive të cialt janë prëfshirë në procesin e arsimit dual është rritur në 500.

"Në periudhën e kaluar bëmë përpjekje enorme të prodhojmë edhe njerëz të gatshëm dhe t'i marrin fëmijët në procesin e punës, kështu që kemi edukuar mbi 1 300 mentorë. Do të doja të vazhdojë arsimi i këtillë në mënyrë që së paku të provojmë ta stopojmë ikjen e fuqisë punëtore që e kemi në shtet", tha Peshev.

Theksoi se pothuajse 70 për qind e fëmijëve të cilët kalojnë nëpër procesin e arsimiot dual mbeten në punë në vend, diçka, që, siç tha, në vitin 2019 ishte vendosur si qëllim i paimagjinueshëm, ndërsa sot po realizohet. Në Zvicër, siç theksoi ambasadorja Ulman, ai numër është rreth 75 për qind.

Aneta Korupkina nga KAZ Grup tha se është nder i madh për ta, si kompani e vetme për prodhim të pajisjes për ujësjellës në Ballkan që tashmë vitin e tretë kanë bashkëpunim për arsim dual me Shkollën e mesme "Vllado Tasevski", përfituar përmes Odës ekonomike me mbështetje të Ambasdadës zvicerane.

Drejtori i SHMQSH "Vllado Tasevski" Aleksandar Sibinovski theksoi se procesi i kryerjes së mësimit praktik tek punëdhënësit ka përfitime pozitive si për shkollën dhe nxënësit, ashtu edhe për kompanitë të cilat janë pjesë e procesit.

"Mësimi në klasë i përgatitë nxënësit tanë të kenë njohuri paraprake kur të vijnë në kompani dhe menjëherë me ndihmën e mentorit mund të përfshine në procesin prodhues", tha Sibinovski. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR