Janevska: MASH i kushton vëmendje përfshirjes së nxënësve me nevoja të veçanta
- Ministria e Arsimit dhe Shkencës, së bashku me organet profesionale, i kushton shumë vëmendje përfshirjes së nxënësve me nevoja të veçanta dhe rezultatet po bëhen të dukshme, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në panel diskutimin me rastin e një viti të mandatit të kësaj Qeverie - "Po ndërtojmë themelet e ndryshimit. Për kohën tuaj që do të vijë"!
- Post By Sara Ademi
- 14:36, 24 qershor, 2025
Shkup, 24 qershor 2025 (MIA) - Ministria e Arsimit dhe Shkencës, së bashku me organet profesionale, i kushton shumë vëmendje përfshirjes së nxënësve me nevoja të veçanta dhe rezultatet po bëhen të dukshme, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në panel diskutimin me rastin e një viti të mandatit të kësaj Qeverie - "Po ndërtojmë themelet e ndryshimit. Për kohën tuaj që do të vijë"!
Ajo njoftoi se konkursi për asistentë arsimorë është i hapur dhe lidhur me mungesën e tyre në fillim të vitit të kaluar shkollor, sqaroi se fëmijët me nevoja të veçanta kanë nevoja të ndryshme dhe se kjo nuk do të thotë që secili duhet të ketë asistentin e vet arsimor.
"Ndonjëherë është shumë e dobishme të kenë asistentin e tyre arsimor, që nuk është e njëjta gjë si një asistent personal, por ndonjëherë është më mirë që ata të punojnë në mënyrë të pavarur dhe për këtë arsye asistenti arsimor është planifikuar të punojë me një, dy ose tre fëmijë. Nuk kemi mangësi në zbatim, përkundrazi, përpiqemi ta bëjmë sa më mirë të jetë e mundur", tha Janevska.
Ajo theksoi se vetë prindërit ndonjëherë kanë vlerësimin e tyre për atë që i nevojitet fëmijës së tyre, në krahasim me atë që rekomandohet sipas klasifikimit ndërkombëtar të funksionimit, aftësisë së kufizuar dhe shëndetit (KNF).
Lidhur me situatën me kuadrin joadekuat mësimdhënës në shkollën e mesme për nxënës me dëgjim të dëmtuar "Partenija Zografski" në Shkup, për të cilën analiza e Avokatit të Popullit arriti në përfundimin se vetëm disa mësues e njohin gjuhën e shenjave, Janevska tha se është e njoftuar me problemin. sa/
Foto: MIA