• e shtunë, 12 tetor 2024

Janevska: Më 1 shtator do të ketë tekste shkollore përveç atyre për gjuhë të huaja dhe shpërndarja tashmë ka filluar

Janevska: Më 1 shtator do të ketë tekste shkollore përveç atyre për gjuhë të huaja dhe shpërndarja tashmë ka filluar

Shkup, 21 gusht 2024 (MIA) - Përveç teksteve për gjuhë të huaja, në fillim të vitit shkollor në shkolla do të ketë edhe tekste për të gjitha lëndët tjera, përsëriti sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska. Lidhur me kontrollin në arsimin e lartë, për të cilin me vendim të Qeverisë do të krijohet organ i veçantë, Janevska informoi se është duke u formuar dhe se tashmë nga Inspektorati i arsimit është kërkuar që të inspektojë punën e disa universiteteve.

"Të gjitha librat të cilat qeveria i premtoi, këtë vit do të mbërrijnë deri në fillim të vitit shkollor. Tashmë kemi bërë të ditur se shpërndarja ka filluar, tekstet i kemi në shtypshkronjë, edhe ato deri më 1 shtator sipas marrëveshjes duhet të jenë në shkolla. Unë sinqerisht shpresoj se kjo do të respektohet nga distributorët. E përsëris se nuk do të ketë tekste në gjuhë të huaj, jo për fajin e kësaj qeverie, por për fajin e qeverisë së mëparshme, sepse tenderi është anuluar dhe është ende në procedurë ankimimi dhe asgjë që do të ishte në përputhje me ligjin mund të ndërmerren përtej kësaj, le të presim që ajo procedurë të përfundojë. Pjesa tjetër, shpresoj se çdo gjë do të jetë mirë", deklaroi Janevska pas inspektimit të aktiviteteve për rindërtimin e shkollës fillore "Tosho Velkov-Pepeto" në Kavadar.

Siç tha, ajo që është me interes të madh si për mësuesit ashtu edhe për prindërit - do të ketë histori dhe shoqëri për klasën e pestë dhe të gjashtë dhe histori dhe gjeografi për klasën e shtatë.

Lidhur me shpalljen e Qeverisë për një organ/komision për të cilin do të jetë përgjegjëse Ministria e Arsimit dhe Shkencës me detyrë kontrollimin e punës së institucioneve të arsimit të lartë, ministrja tha se është ende në fazën e formimit, por që ISHT-së i është kërkuar të kontrollojë disa universitete.

"Komisioni është ende në formim, por sektorët në ministri janë duke punuar. Ne kemi kërkuar nga Inspektorati shtetëror të arsimit që të inspektojë disa universitete, kemi bërë përpjekje të fuqishme për të mundësuar disa vlerësime të disa universiteteve këtë vit. Gjithçka është në proces, por ai proces ka nisur dhe nuk do të ndalet. Do të përfundojë ashtu siç duhet, natyrisht sipas ligjit", theksoi ministrja Janevska. qa/

Foto: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR