Janevi: Shpresoj që ata që përhapin gënjeshtra të kërkojnë falje
- Nuk do të doja të hyj në detaje, as të ndikoj në procedurë. E di që ka një lëndë në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, po punohet mbi të dhe ua lë shërbimeve ta përfundojnë punën e tyre, tha sot drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janevi.
- Post By Qefsere Abduli
- 14:26, 30 maj, 2025
Shkup, 30 maj 2025 (MIA) - Nuk do të doja të hyj në detaje, as të ndikoj në procedurë. E di që ka një lëndë në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, po punohet mbi të dhe ua lë shërbimeve ta përfundojnë punën e tyre, tha sot drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janevi.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas promovimit të dokumenteve "Koncepti kombëtar për punën policore në komunitet" dhe "Manuali kombëtar për punën policore në komunitet", Janevi shpreson se ata që kanë përhapur të pavërteta do të kërkojnë falje.
"E di që ka lëndë në KSHPK. Po punohet mbi të dhe ua lë shërbimeve ta përfundojnë punën e tyre. Shpresoj që ata që kanë shpërndarë të pavërteta dhe gënjeshtra të kenë ndrshmëri të kërkojnë falje", theksoi Janevi.
Pas informacionit të publikuar në disa media dhe denoncimit anonim të dorëzuar në KSHPK, LSDM-ja e vuri në dyshim emërimin e Janevit si drejtor të Byrosë për Siguri Publike, për shkak të, siç u tha, dyshimeve të arsyeshme për paligjshmërinë e diplomës së tij të studimeve master nga Universiteti i Shkupit. qa/
Foto: MIA