• e diel, 25 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Jandrokoviq: Nuk mund të bisedohet për paqe në Ukrainë pa pjesëmarrjen e ukrainasve

Jandrokoviq: Nuk mund të bisedohet për paqe në Ukrainë pa pjesëmarrjen e ukrainasve

Shkup, 6 mars 2025 (MIA) – Nuk mund të flitet për paqe në Ukrainë pa pjesëmarrje të ukrainasve sepse kjo e rrezikon sovranitetin dhe integritetin e tyre territorial. Kjo do të ishte goditje e fuqishme ndaj të drejtës ndërkombëtare dhe ndaj botës të cilën e ndërtojmë nga Lufta e Dytë Botërore e këtej – theksoi kryetari i Saborit të Kroacisë, Gordan Jandrokoviq, në paraqitjen para deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. 

Tha se bota ndryshohet globalisht politikisht, se po bëhet më e rrezikshme dhe po goditen, tha, vlerat, ndërsa në kontekst të rrethanave të reja me luftën në Ukrainë, theksoi se “këto ditë edhe mbi BE edhe mbi NATO po ngriten re të zeza” dhe se “ndoshta nga fillimi i themelimit të tyre, kjo është kthesa më e madhe për të dyja organizatat. 

“Nuk e dimë se si do të jetë e ardhmja e tyre, prandaj është shumë e rëndësishme të investojmë përpjekje të mëdha për të vendosur paqen e qëndrueshme botërore. Në muajt e fundit, ne kemi qenë dëshmitarë se në të dyja anët e Atlantikut ka vizione të ndryshme se si duhet të duket paqja. Koha do të tregojë se deri në çfarë mase është e mundur të krijohet një vizion i përbashkët për atë paqe. Për ne është e rëndësishme që kjo paqe të jetë e qëndrueshme dhe e drejtë, dhe jo një e ardhme e pasigurt... Nuk mund të diskutohet për paqen në Ukrainë pa pjesëmarrjen e ukrainasve, sepse kjo rrezikon sovranitetin dhe integritetin e tyre territorial. Do të ishte gjithashtu një goditje e fortë për të drejtën ndërkombëtare dhe botën që ne kemi ndërtuar që nga Lufta e Dytë Botërore. Ai rend nuk mund të lëkundet sepse do të ishte një precedent i pabesueshëm që do të krijonte paqëndrueshmëri dhe do të justifikonte agresionin”, theksoi Jandrokoviq.

Për këtë, shtoi ai, “detyrimi ynë i përbashkët është që të afirmohet e drejta ndërkombëtare, rendi i cili bazohet në të drejtën ndërkombëtare, ndërsa jo në bazë të fuqisë së më të fortit”. 

“Kjo duhet të jetë diçka që do të na bashkojë – respektim i të drejtës ndërkombëtare, respektim i integritetit dhe sovranitetit territorial, kjo është në thelbin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diçka mbi të cilën duhet të mbështetemi”, shtoi kryetari i Saborit kroat. 

Porositi se mjedisi global gjithnjë e më i rrezikshëm konfirmon se është me rëndësi që të vendoset bashkëpunim edhe më i afërt mes miqve. 

“Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kroacisë janë ato. Është e rëndësishme të vazhdohet bashkëpunimi në nivel dypalësh dhe shumëpalësh. Dhe ky është qëllimi i vizitës sime. Kjo po ndodh në një moment të rëndësishëm – pas tre javësh ne do të festojmë vendosjen e marrëdhënieve tona diplomatike, si dhe aleancën që arritëm në NATO. Shpresojmë që partneriteti ynë në NATO të përmirësohet me anëtarësimin tuaj në Bashkimin Evropian”, tha Jandrokoviç në fjalimin e tij në të cilin foli edhe për bashkëpunimin ekonomik dhe lidhjet miqësore mes dy vendeve. fc/

Fotografia: Printskrin/Kuvendi i RMV-së

 

QËNDRONI TË LIDHUR