• e martë, 24 dhjetor 2024

Janë zbatuar 62 kontrolle të jashtëzakonshme të paketave të Vitit të Ri, te dy janë gjetur produkte me afat të skaduar

Janë zbatuar 62 kontrolle të jashtëzakonshme të paketave të Vitit të Ri, te dy janë gjetur produkte me afat të skaduar

Shkup, 24 dhjetor 2024 (MIA) - Javën e kaluar janë zbatuar 62 kontrolle të jashtëzakonshme për sigurinë e paketave të Vitit të Ri, me ç'rast te dy janë gjetur prodhime me afat të skaduar, si dhe me kohëzgjatje të shkurtër, deri muajin e 12-të të vitit 2024, kumtoi Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV).

Sipas AUV-së, janë konstatuar edhe ndryshime organoleptike të produkteve në paketimet përmbledhëse, të cilat janë me afat të rregullt të kohëzgjatjes.

Operatorëve, tek të cilët janë konstatuar parregullsitë, u është urdhëruar tërheqja e paketimeve nga qarkullimi dhe asgjësimi i tyre, për parregullsitë e konstatuara janë lëshuar vendime për heqjen e parregullsive, ndërsa janë shqiptuar edhe padi adekuate kundërvajtëse.

"Inspektorët tanë javën e kaluar kanë zbatuar kontrolle në depo për paketimin e paketave të Vitit të Ri, marketet dhe shitoret, të cilat kryejnë tregti me paketime të Vitit të Ri. Në kuadër të 62 kontrolleve, u konfirmua shënimi joadekuat i paketimeve tek katër operatorë. Tek tre lloje të paketave u konstatua se në paketimin përmbedhës nuk ka afat të kohëzgjatjes, respektvisht datë minimale e kohëzgjatjes së prodhimeve, për të cilin shkak është lëshuar urdhër për tërheqje të tyre nga tregu", njofton Agjencia për ushqim dhe veterinari. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR