• e hënë, 23 dhjetor 2024

Janë shqiptuar 174 sanksione për vozitje të shpejtë

Janë shqiptuar 174 sanksione për vozitje të shpejtë

Shkup, 6 mars 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme dje ka kryer kontroll në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 174 drejtues mjetesh, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

"Prej tyre, 10 automjete lëviznin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Njëherit, 70 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vende të banuara, ndërsa 104 jashtë vendeve të banuara", kumtoi MPB.

Siç thuhet, kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

"U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta", informon MPB. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR