• e martë, 02 korrik 2024

Janë shpëtuar persona të cilët me automjet kanë ngecur në dëborë pranë Ponikvës

Janë shpëtuar persona të cilët me automjet kanë ngecur në dëborë pranë Ponikvës

Shkup, 12 janar 2024 (MIA) - Janë shpëtuar persona që mbrëmë me automjet kanë ngecur në dëborë në afërsi të Ponikvës, informojnë mëngjesin e sotëm nga Qendra për Menaxhimin e Krizave.

Siç sqarojnë nga QMK, të ngecurit në dëborë në afërsi të Ponikvës në Malet e Osogovës janë dërguar në vend të sigurt, ndërsa automjeti është nxjerrë nga dëbora.

"Kjo është informata e shkurtër nga terreni pas operacionit të shpëtimit të shërbimit malor të shpëtimit vullnetar “Osogovë” nga Koçani, MPB-së dhe subjekteve dhe qytetarëve të tjerë të angazhuar. Konkretisht, dje në ora 17:45 është marrë informacion për persona të ngecur me një automjet për terren në dëborë në Ponikavë, malet e Osogovës. QKM-ja ka kontaktuar menjëherë SHMSHV “Osogovë”, ndërsa në vendin ku kanë ngecur personat është dërguar një ekip i MPB-së me një automjet për terren. Zjarrfikësit ishin gati, nëse kishte nevojë për ta. Operacioni i djeshëm i shpëtimit u krye me sukses dhe në kohë, pavarësisht motit të ftohtë dhe me borë", shtojnë nga QMK-ja. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR