• e premte, 05 dhjetor 2025

Janë privuar nga liria dy shoferë në territorin e SPB Shtip, drejtuan automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe shkaktuan aksidente rrugore

Janë privuar nga liria dy shoferë në territorin e SPB Shtip, drejtuan automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe shkaktuan aksidente rrugore

Shkup, 7 gusht 2025 (MIA) - Mbrëmë rreth orës 19:30 në Koçan, nëpunësit policor të NJPB Koçan e privuan nga liria A.M. (58) nga ky qytet i cili me automobilin e tij ka goditur një automjet të parkuar në një rrugë në qytet ndërsa gjatë mbikëqyrjes ishte konstatuar se automjetin e kishte drejtuar nën ndikimin e alkoolit.

"Më 06.08.2025 në orën 19:30 në Koçan, nëpunësit policor të NJPB Koçan e privuan nga liria A.M. (58) nga Koçani. Rreth orës 18:00 në rr. 'Goce Dellçev' në Koçan, ai me automjetin ,'Mercedes’' me targa të Koçanit, të cilin e drejtonte, ka goditur automjetin e parkuar të udhëtarëve 'Ford’' me targa të Koçanit, ndërsa gjatë këqyrjes së vendngjarjes është konstatuar se ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1,93 promilë alkool në gjak", informojnë sot nga MPB.

Sot në mëngjes, rreth orës 03:20 në rrugën rajonale Berovë-Dellçevë, në zonën e f. Çiflik, rajoni i Berovës, nëpunësit policorë të Njësisë Policore për Sigurinë e Komunkacionit Rrugor Berovë e privuan nga liria V.K. (23) nga Berova.

Duke drejtuar automjetin "Matiz" me targa të Berovës në rrugë, rreth orës 02:50, ajo humbi kontrollin dhe doli nga rruga, dhe gjatë kontrollit u konstatua se ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën 1.59 promilë alkool në gjak.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër tyre do të ngrihen kallëzime sipas nenit 297-a të Kodit Penal - "drejtimi i pakujdesshëm i automjetit motorik". fc/

Foto: Arkivi i MIA-s
 
 

 

QËNDRONI TË LIDHUR