• e enjte, 09 janar 2025

Janë ngritur 60 metra kub mbetje nga deponitë e egra në komunat Çair, Gjorçe Petrov dhe Kisella Vodë

Janë ngritur 60 metra kub mbetje nga deponitë e egra në komunat Çair, Gjorçe Petrov dhe Kisella Vodë

Shkup, 27 nëntor 2024 (MIA) -  Gjatë ditës së djeshme dhe mbrëmjes së kaluar, ekipet e NP "Higjiena Komunale"- Shkup,  ngritën dhe transportuan përafërsisht 60 metra kub mbetje të hedhura në mënyrë të paligjshme nga sipërfaqet publike dhe të
trafikut në komunat Kisella Vodë, Qendër, Gjorçe Petrov dhe Çair.

Siç informon "Higjiena Komunale" - Shkup, në rrugën "Dimo Haxhi Dimov" në komunën Kisella Vodë janë ngritur 10 metra kub mbetje të hedhura në mënyrë të paligjshme nga ambalazhet prej kartoni. 

Në komunën Qendër janë pastruar disa deponi të egra të vendosura në bulevardin "Aradhat Partizane" dhe në rrugën "Dame Gruev".

Ndërhyrje është bërë edhe në kishën "Shën Gjorgija" në vendin Krivi Dol, prapa Kalasë së Shkupit, ku nga hyrja e kishës është larguar deponia e egër.

Ekipet e NP "Higjiena Komunale" - Shkup gjatë ditës së djeshme ngritën përafërsisht 20 metra kub mbetje të vëllimshme të hedhura përgjatë bulevardit Brigada Maqedono-Kosovare në komunën Çair, si dhe 15 metra kub mbetje komunale të përziera dhe goma automobilistike  në rrugën Boris Sarafov në komunën Gjorçe Petrov të Shkupit. fc/

Fotografia: NP "Higjiena Komunale" - Shkup

 

QËNDRONI TË LIDHUR