• e martë, 05 nëntor 2024

Janë nënshkruar marrëveshjet për 11 komuna për projekte infrastrukturore nga fusha e kulturës

Janë nënshkruar marrëveshjet për 11 komuna për projekte infrastrukturore nga fusha e kulturës

Shkup, 1 shkurt 2024 (MIA) - Me gjithsej 50 milionë denarë do të mbështeten 11 komuna në vend për projekte infrastrukturore nga fusha e kulturës. Mjetet janë nga Programi për shfrytëzim të dotacione për projekte investuese në njësitë e vetëqeverisjes lokale nga fusha e kulturës për vitin 2024.

Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska, e cila sot i nënshkroi marrëveshjet me kryetarët e komunave të cilat morën mjete për këtë dedikim, theksoi se Qeveria dhe Minsitria e Kulturës dërgojnë porosi të qartë se njihen nevojat e kulturës lokale dhe vlerësojnë përpjekje kreative për zhvillimin e saj të mëtutjeshëm.

"Këtë vit, për këtë dedikim e rritëm buxhetin për 10 milionë denarë dhe qëllimi ynë është çdo vit kjo shkallë vazhdimisht të rritet. Ofrojmë ndihmë konkrete financiare me të cilën bashkarisht kontribuojmë për cilësinë e zhvillimit lokal dhe implementimit të politikave kulturore njejtë në tërë shtetin. Komisioni vendpsi përmes këtij programi për vitin 2024 me 50 milionë denarë të mbështeten projekte infrastrukturore në 11 komuna", tha Kostadinovska Stojçevska.

Siç informoi, mbështetja është e dedikuar për ndërtimin dhe adaptimin e objektit "Park" në qendër kreative multifunksionale në Komunën e manastirit, rikonstruim të qendrës multifunksionale "Diço Zogrgafski" në Tresonçe të Komunës së mavrovës dhe Rostushës, rikonstruim dhe adaptim të Shtëpisë së kulturës në Komunën e Dojranin, vendosje e paneleve fotovoltaike në çatinë e Bibliotekës "Goce Dellçev" në Komunën e velesit, ndërtim i Shtëpisë së Kulturës në Komunën e Çashkës, rikonstruim i Muzeut në Dmeir Kapi, rikontrusim i Shtëpisë përkujtimore të KAÇKM-së në Dellçevë. Shtëpinë e partizanëve Sandevë në Çuçer Sandevë, ndërtim i murit rrethues dhe rregullim parteri në Bibliotekën dhe Muzeun në Krivogashtan, ndërsa me skenë verore do të bëhet Bogdanci.

Për furnizim të ndriçimit të shfaqjeve skenike në pronësi të përhershme do të marrë mbështetje edhe Komuna e Krushevës.

Kryetarët e këtyre 11 komunave i shprehën falënderim Ministrisë së Kulturës, sepse, siç potencuan në kumtesën e tyre, në këtë mënyrë bëhet mbështetëse por edhe partnere në realizimin e infrastrukturës kulturore turistike të komunave.

Foto: Printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR