• e hënë, 23 dhjetor 2024

Janë miratuar 35 miliardë eurot e paralajmëruara të ndihmës makrofinanciare të BE-së për Ukrainën

Janë miratuar 35 miliardë eurot e paralajmëruara të ndihmës makrofinanciare të BE-së për Ukrainën

Bruksel, 24 tetor 2024 (MIA) - Këshilli i BE-së e miratoi pakon për mbështetje financiare për Ukrainën, e cila përfshin kredi të jashtëzakonshme për ndihmë makrofinanciare deri 35 miliardë euro dhe Mekanizëm për bashkëpunim për kredi, që duhet ta ndihmojë vendin në pagimin e huave në shumë prej 45 miliardë eurove të siguruara nga Unioni dhe partnerët e tij nga G7-shi.

Miratimi nga ana e Këshillit pason pasi që të martën pakon për ndihmë, me shumicë votash e mbështeti edhe Parlamenti evropian. Tani mbetet edhe vendimi i Këshillit të publikohet në Gazetën zyrtare të BE-së, pas çka tashmë të nesërmen do të hyjë në fuqi Rregullativa për mbështetje financiare prë Ukrainën.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, pakoja për ndihmë financiare ka për qëllim ta mbështesë Ukrainën në mbulimin e nevojave të saja urgjente financiare, të cialt janë rritur për shkak të agresionin rus. Këto mjete do të kontribuojnë për mbulimin e deficitit financiar të Ukrainës, do të mundësojnë stabilitet maksofinanciar dhe do t'i ulin kufizimet e jashtme financiare për vendin.

Kredia e jashtëzakonshme për ndihmë makrofinanciare dhe kredi bilaterale nga partnerët e BE-së nga G7-shi miratuar në kuadër të nismës "Kredi për rritje të jashtëzakonshme të të ardhurave të Ukrainës", do të paguhen me të ardhurat nga përfitimet e mjeteve të ngrira ruse në Union.

Pagesa e mjeteve përmes Mekanizmit ukrainas për bashkëpunim për kredi, si dhe shumat e mundshme të fituara si kontribute vullnetare nga anëtaret e BE-së, vendeve tët reta apo burimeve të tjera, do të bëhet në formë të mbështetjes financiare për Ukrainën dedikuar për ndihmë vendit nës ervisimin dhe pagesën e të gjitha kredive të marra nga G7-shi.

Kredia për ndihmë makrofinanciare deei 35 miliardë euro paraqet kon tribut të BE-së në kuadër të ndihmës së dakorduar nga ana e G7-shit për mbështetje Ukrainës me kredi në shumë prej 45 miliardë eurove. Pagesa e këtyre mjeteve do të varet nga respektimi i kushteve të dakorduara për funksionim të institucioneve demokratike dhe zbatimi i reformave nga ana e Ukrainës, Plotësisht, me Rregullativën janë paraparë edhe dispozita specifike për parandalim të mashtrimeve dhe parregullsive të tjera në shfrytëzimin e mjeteve të kredisë.

Kredia, e cila do t'i paguhet nga Buxheti i BE-së, pritet të jetë e kapshme për Ukrainën para fundit të këtij viti dhe të jetë me kohëzgjatje maksimale prej 45 viteve.

Është paraparë 95 për qind e mjeteve për mbështetje financiare për Ukrainën të sigurohen nga përfitimet nga mjetet e ngrira ruse në BE, të cilat do t'i transferohen Buxhetit të Ukrainës, ndërsa pesë për qind tët jera do të ndahen nga Fondi paqësor evropian.

Rregullatica për kredi për ndihmë të jashtëzakonshme makrofinanciare dhe për Mekanizmin për bashlëpunim për hua për Ukrainën u prezantua nga ana e Eurokomisionit më 19 shtator, kur u publikua edhe propozimi me çka parashihet që BE-ja të ketë të drejtë t'i shfrytëzojë të ardhurat nga mjetet e ngrira ruse për kompensim të dëmeve të shkaktuara nga agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës.

Propozimi i kësaj rregullative paso pasi që liderët e G7-shit në Smaitin në qershor të këtij viti u dakorduan për pagesë të kredive për "rritje të jashtëzakonshme të të ardhurave" për Ukrainën, në shumë prej 50 miliardë dollarëve amerikanë (45 miliardë euro), të cilat do të servisohen dhe paguhen nga të ardhurat e ardhshme të jashtëzakonshme nga mjetet e ngrira sovrane ruse. Pas kësaj, më 27 qershor liderët e BE-së i bënë thirrje Komisionit të përpunojë pako financiare për realizim të vendimit të G7-shit.

Mjetet nga të ardhurat nga aktivi i ngrirë rus në BE deri më tani ishin rikahëzuar drejt Ukrainës përmes Fondit paqësor evropian për mbështetje të kapaciteteve ushtarake të vendit, ndërsa në pjesë më të vogël edhe përmes Mekanizmit ukrainas për mbështetje të ripërtëritjes dhe modernizimit të shtetit. Kësti i parë nga këto mjete, në shumë prej 1,5 miliardë euro, BE-ja do ia vendosi në disponim Ukrainës më 26 korrik të këtij viti. ab/

Fotо: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR