• e hënë, 23 dhjetor 2024

Janë gjetur 12 trupa të gjymtuar në një konflikt të brendshëm të narko kartelit në Monterej

Janë gjetur 12 trupa të gjymtuar në një konflikt të brendshëm të narko kartelit në Monterej

Monterej, 27 shtator 2023 (MIA) - Trupa të gjymtuar dhe pjesë të copëtuara nga trupat e 12 personave janë gjetur dje në shtatë lokacione në rajonin urban të Monterejit, kryeqendër industriale e Meksikës, pasi që vala e re e dhunës i shqetësoi banorët e qytetit.

Mediumet britanike theksojnë se këto pamje të tmerrshme përkujtojnë periudhln e përgjakshme të dekadës së klauar kur konflikte mes narko-karteleve e kapluan Monterejin, ndërsa trupat e viktimave ose ishin lënë në rrugë ose të varura në urat e qytetit.

Një brutalitet i tillë sot në përgjithësi zbatohet më pak në qytetin që kohë më parë ishte zgjehdur si lokacion i fabrikës së re të automobilave Teslla.

Autoritetet kumtuan se trazirat e djeshme duket sikur ishin sulm i koordinuar dhe me siguri ishin shkaktuar nga luftimet e brendshme në kuadër të grupit kriminel me seli në shttein kufitar Tamaulipas.

"Nga porositë që ishin lënë (në trupat), mund të konkludohet se ekziston korelacion (me konflikte të brendshme)", tha prokurori shtetëror Pedro Hardon, duke u përjgigjur në pyetje të gazetarëve.

Fotografi nga porositë e gjetura po qarkullojnë në shtypin lokal, ndërsa rrjetet sociale sugjerojnë që vrasjet i kanë kryer anëtarë të kartelit verilindor si hakmarrje për inflitrimet në organizatën e tyre. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR