Janë caktuar të gjithë gjysmëfinalistët e Kupës së Italisë
- Lacio mposhti mbrëmë Bolonjën me penallti (1:1, 4:1 penallti) në çerekfinalet e Kupës së Italisë së Futbollit.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 09:22, 12 shkurt, 2026
Romë, 12 shkurt 2026 (MIA) - Lacio mposhti mbrëmë Bolonjën me penallti (1:1, 4:1 penallti) në çerekfinalet e Kupës së Italisë së Futbollit.
Pas kësaj ndeshjeje, janë përcaktuar të gjithë gjysmëfinalistët e turneut.
Lacio do të përballet me Atalantën, e cila mundi Juventusin, ndërsa Interi do të luajë kundër Komos.
Në çerekfinale, Komo eliminoi Napolin, ndërsa Interi mundi Torinon.
Ndeshjet e para gjysmëfinale do të luhen më 4 mars, ndërsa ndeshjet e revansheve më 22 prill.
Foto: EPA