• e martë, 24 dhjetor 2024

Janë bashkëfinancuar 86 kompani vendore për ide inovative dhe zgjidhje kreative për rritje të përshpejtuar

Janë bashkëfinancuar 86 kompani vendore për ide inovative dhe zgjidhje kreative për rritje të përshpejtuar

Shkup, 4 tetor 2023 (MIA) - Gjithsej 4,4 milionë euro janë ndarë për mbështetje të 86 kompanive vendore përmes konkursit publik "Grante të bashkëfinancuara për zhvillim teknologjik për rritje të përshpejtuar ekonomike" të Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik.

"Familja e FIZHT-së prej sot rritet për 86 ndërmarrje tër eja dhe me këtë numër, portofoli i FIZHT-së numëron 1.153 projekte të bashkëfinancuara të cilat realizuan, realizojnë apo do të fillojnë me realizim me projekte në vlerë të përgjithshme prej 130 milionë eurove. Ky është tregues i qartë se Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik është shtëpi e vërtetë për të gjitha ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme të cilat kanë ide inovative dhe zgjidhje kreative dhe më vjen mirë që prej sot bashkarisht fillojmë me sipërmarrësinë e re për të cilën jam i bindur se do të rezultojë me sukses të madh", theksoi drejtori i Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik, Festim Halili.

FIZHT do të bashkëfinancojë 4,4 milionë euro, ndërsa shfrytëzuesit do të investojnë 2,7 milionë euro për realizim të projekteve.

Sipas ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, FIZHT e nxitë vepritarinë inovative, zhvillimin teknologjik dhe rritjen e përshçejtuar ekonomike në ekosistemin e start - ap-eve dhe ekosistemin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme në shtetin tonë.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, në manifestimin solemn në sallën e Rektoratit të Universitetit "Shën Kiril dhe Metodi" Shkup, theksoi se mbështetja e hulumtimit dhe inovacionit është prioritet i Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ndërsa thirrjet publike të tilla të realizuara me sukses janë mekanizma funksionalë për financimin e projekteve inovative. Duke theksuar rëndësinë e përgjigjes sistematike ndaj kërkesave globale për konkurrencë industriale dhe inovacion, ministri Shaqiri u shprehë se sa më shumë të shtohen mundësitë për qasje kreative në zgjidhjen e sfidave, aq më shpejt përparojmë në zhvillimin shkencor-teknologjik dhe ekonomik.

Lidhur me transparencën e FIZHT-së, drejtori i Fondit tha se selektimin e bën komiteti ndërkombëtar i përbërë nga ekspertë nga SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania dhe Austria dhe se të gjitha rezultatet kumtohen në ueb-faqen e FIZHT-së.

Në konkursin publik, që zgjati nga 27 marsi deri më 5 maj të këtij viti, u parashtruan 268 projekte të ndërmarrjeve vendore, po në pajtim me proicedurat e FIZHT-së për evaluim të propozim-projekteve të arritura, është sjellë vendim për mbështetje financiare të gjithsej 86 ndërmarrjeve. ab/

Footo: Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik

 

QËNDRONI TË LIDHUR